LAJMI I FUNDIT:

Shkatërrohen disa bimë të kanabisit në një pronë në Rahovec

Shkatërrohen disa bimë të kanabisit në një pronë në Rahovec
Ilustrim

Policia e Kosovës ka ndërmarrë veprime hetimore kundër kultivimit të bimëve narkotike në komunën e Rahovecit.

Në kuadër të këtyre veprimeve, policia në pronën e dëshmitarit mashkull kosovar ka gjetur disa bimë kanabis sativa.

Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitet e DHTN-së të cilët kanë vërejtur se bimët nuk kanë qenë të mirëmbajtura, gjë që ngrit dyshimet se janë bimë të egra të cilat mbijnë vetvetiu.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, ndërsa bimët janë shkatërruar në vend te ngjarjes. /Telegrafi/