Është një mrekulli e vërtetë që askush nuk u lëndua rëndë në aksident.
Pamjet tregojnë një veturë në një qytet kinez.
Trafiku po zhvillohet normalisht, por një veturë përpara e tipit Toyota shpërthen papritmas.
Shpërthimi shpërndau copa të veturës nëpër rrugë, dhe më pas u shfaq një top zjarri. Në atë moment, shoferi gjithashtu zbret nga vetura.
Kjo ndoshta i shpëtoi jetën sepse pasoi një shpërthim edhe më i fortë, pasuar nga një tym në formë kërpudhe.
Në përshkrimin origjinal të videos thuhet se makina ‘ushqehej’ me gaz.
Toyota Camry ofrohet në Kinë me benzinë me motorë 2.0 dhe 2.4, kështu që një teori shkon se instalimi i gazit është bërë në mënyrë joprofesionale.
Komente të tjera janë se vetura nuk ka instalim gazi, por po transportonte një shishe propan në bagazhin e saj.
Çfarëdo që të jetë, kjo pamje tregon qartë se nuk ka shaka me gaz. /Telegrafi/