LAJMI I FUNDIT:

Shfaqje për tmerret e luftës në Kosovë: “Unë nuk jam një armë lufte”

Shfaqje për tmerret e luftës në Kosovë: “Unë nuk jam një armë lufte”

Arti dëshmon edhe një herë fuqinë e tij të pakufishme në shpërndarjen e mesazheve universale.

Nga bulevardi “Bonne Nouvelle” në Paris, në gjimnazet e Brukselit, shfaqja teatrale “Unë nuk jam një armë lufte”, ku interpreton aktorja shqiptare Anila Dervishi, merr përsipër edhe njëherë misionin për të përcjellë dëshmitë e grave, viktima të luftës në Kosovë.

Përkujtimi i tmerrit të luftës, që në emër të spastrimit etnik, e vuajnë popujt e martirizuar, mbetet qëllimi kryesor i kësaj shfaqjeje.


Teksti është përshtatur sipas librit “Ditari i një gruaje nga Kosova”, i Sevdije Ahmetit, autore dhe aktiviste shqiptare për të drejtat e njeriut.

Një skenë minimaliste ku e bardha zë gjithë hapësirën, është përzgjedhja e skenaristit Zenel Laçi, si për të kundërpeshuar zymtësinë e tregimeve dhe tmerrit të dhunës.

Densiteti i të gjithave është i tillë që spektatori ndjehet në mënyrë të pashmangshme i prekur.

E shoqëruar nga Afrim Jahja (kitarist i grupit rok belg, The Witness), aktorja Anila Dervishi mban mbi supe peshën e tekstit tronditës.

Me një intensitet të lartë, Dervishi krijon interpretimin e saj me tonalitetet e zërit, me vështrimin dhe flokët e “shpupurisura”, duke marrë përsipër të çliroj fjalën dhe dhimbjen e të gjitha grave.

Shfaqja vjen aktuale edhe pse lufta në Kosovë ka përfunduar 19 vite më parë. Në 2018, në Siri, në Jemen, në Birmani, në Etiopi civilët janë viktimat e para të luftimeve, veçanërisht gratë.

Shfaqja ka gjetur jehonë në mediat franceze dhe belge. /ATSH/

Në trend Kultura

Më shumë
GLOBI

GLOBI

Poezi
MALËSORJA MERI

MALËSORJA MERI

Poezi
Drejt një arkitekture ...

Drejt një arkitekture ...

Kulture
E, ç'do të themi për Kasëm Trebeshinën?

E, ç'do të themi për Kasëm Trebeshinën?

Analiza
Vdekja e Skënderbeut, sipas legjendave të popullit

Vdekja e Skënderbeut, sipas legjendave të popullit

Kulture
Libri “Naim Frashëri” si një “Naim jete”

Libri “Naim Frashëri” si një “Naim jete”

Kulture
Kalo në kategori