Site icon Telegrafi

Pas Presidencës shefi i CIA-s shkon në AKI

E plotësuar: Drejtori i CIA-s, Wiliams Burns pas takimit me presidenten Vjosa Osmani, ka shkuar në Agjencinë Kosovare të Intelegjencës.

Pas takimit në Presidencë, asnjëra palë nuk ka dhënë ende ndonjë hollësi rreth vizitës së Burns.

Kjo vizitë ndodhi në një kohë kur qeveria amerikane ka kundërshtuar vendimet për veriun të kryeministrit Albin Kurti, i cili këto ditë po merr pjesë në Kuvendin e demokratëve në Çikago.

Paraprakisht, Burns qëndroi në Sarajevë e më pas edhe në Beograd, në një linjë vizitash që është duke i bërë shteteve ballkanike.

Si në Bosnje, ashtu edhe në Serbi, amerikani takoi shefat e Agjencive të Intelegjencës të këtyre shteteve, teksa tani është edhe te AKI në Prishtinë.

***

Shefi i CIA-s përfundon takimin në Presidencë

E plotësuar: Shefi i CIA-s, William Burns, ka përfunduar takimin e tij në Presidencën e Kosovës.

Për arsye sigurie, Policia ka kërkuar nga gazetarët të largohen nga zonat pranë institucioneve shtetërore.

Pas përfundimit të takimit, edhe ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, është larguar nga objekti i Presidencës.

Takimi nuk ka zgjatur shumë.

***

Shefi i CIA-s arrin në Presidencën e Kosovës

Shefi i CIA-s William Burns, tashmë ndodhet në Kosovë në një vizitë të paparalajmëruar.

Ai është parë duke hyrë në ndërtesën e Presidencës së Kosovës pasditen e së enjtes.

Në oborrin e presidencës janë parë edhe forca të shtuara policore si dhe rrugët janë bllokuar.

Ndryshe Telegrafi merr vesh se në takimin mes Osmanit dhe shefit të CIA-s, Burns po merr pjesë edhe shefi i Agjencisë së Kosovës për Intelegjencë (AKI), Petrit Ajeti.

Vizita e Burns në Kosovë vjen pasi zyrtari i lartë i inteligjencës amerikane qëndroi edhe në vendet e tjera të rajonit, Sarajevë dhe Beograd.

Burns është emëruar në pozitën e drejtorit të Agjencisë Qendrore të Inteligjencës së SHBA-së nga Presidenti Joe Biden në janar të vitit 2021.

Ai po ashtu është një figurë qendrore në administratën e presidentit amerikan Joe Biden, pasi është edhe anëtar i kabinetit presidencial të Shtëpisë së Bardhë.

Më herët ai ka qenë ambasador në Rusi./Telegrafi/

Exit mobile version