Pentagoni ka nisur një komandë të re detare, me qëllim që të forcojë praninë e SHBA-së dhe NATO-s në veri të Oqeanit Atlantik, pas rritjes së prezencës ruse në këtë zonë.
“Rikthimi i konkurrencës së fuqisë së madhe dhe rritja e prezencës së Rusisë kërkon që NATO të rifokusohet në Atlantik, që të sigurojë përkushtimin në kontinent dhe të demonstrojë aftësitë e parandalimit”, ka thënë zëdhënësi i Pentagonit, Jonny Michael.
Komanda e re e NATO-s “do të jetë çelës i sigurisë transatlantike”, ka thënë ai. Plani për rritjen e prezencës në Atlantik është miratuar gjatë një takimi të ministrave të Mbrojtjes së NATO-s në shkurt, si pjesë e përpjekjeve për të rritur sigurinë në vijat detare dhe linjat e komunikimit në mes të Evropës dhe Amerikës Veriore.
Vendimi i Pentagonit reflekton rritjen e shqetësimit në Evropë dhe brenda NATO-s, pas rritjes së prezencës ushtarake dhe patrullimeve të Rusisë në rajonin e Atlantikut.
Rusia ka shtuar patrullimet në Detin Baltik, Atalntikun Verior dhe në Arktik, kanë thënë zyrtarët e NATO-s edhe pse flota detare e Rusisë është më e vogël sesa ka qenë në kohën e Luftës së Ftohtë.
Pavarësisht të dhënave që tregojnë se ekonomia e dobësuar ka detyruar Moskën që të ulë shpenzimet për ushtri për 20 për qind vitin e kaluar, Gjenerali i ushtrisë çeke, Petr Pavel, që është kryesues i Komitetit Ushtarak të NATO-s, gjatë një interviste për Radion Evropa e Lirë ka thënë se NATO duhet të vazhdojë të ndërtojë mbrojtjen e saj.
“Kapacitetet ushtarake ruse, si ato konvensionale dhe ato bërthamore janë të mëdha”, ka thënë ai.
“Ne, thjesht nuk mund t’i lejojmë që të rrisin kapacitetet e mbrojtjes, në të gjitha shërbimet dhe domenet. Prandaj, ne duhet të reagojmë”, ka thënë ai.
Sipas planit të ri, Shtetet e Bashkuara do të vendosin selinë e re të Komandës së Altantikut të NATO-s në Norfolk, Virxhinia, ku Pentagoni po ofron që të mbajë një takim të Komandës së Përbashkët të Forcave të NATO-s
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, gjatë muajit shkurt u kishte thënë gazetarëve se “ne kemi parë një Rusi më të sigurt, kemi parë një Rusi që gjatë shumë viteve ka investuar shumë në aftësitë ushtarake, ka modernizuar aftësitë ushtarake, të cilat nuk janë vetëm forca konvensionale, por gjithashtu forca bërthamore”.
Ai ka thënë se Komanda e re e Atlantikut do të jetë vitale për Aleancës, në mënyrë që të jetë në gjendje të përgjigjet. NATO gjithashtu ka krijuar një komandë të re të logjistikës, që pritet të vendoset në Gjermani.
Në të njëjtën kohë, forcat detare amerikane kanë rivendosur flotën e dytë, që ishte larguar në vitin 2011, si masë për të kursyer fonde.
Admirali John Richardson, që është shef i operacioneve detare, ka thënë se kjo lëvizje vjen pas i ambienti i sigurisë “vazhdon të bëhet më sfidues dhe më kompleks”.
Marina ka thënë se komanda e re do të mbikëqyrë anijet, avionët dhe forcat tokësore në Bregun Lindor dhe në veri të Oqeanit Atlantik dhe do të jetë përgjegjëse për trajnimin e forcave dhe kryerjen e operacioneve detare në rajon.
Komanda do të fillojë operacionet më 1 korrik. Kjo komandë do të raportojë te marina amerikane dhe fillimisht do të përfshijë 11 oficierë dhe 4 persona në kuadër të personelit. Ky numër i stafit do të rritet më pas në më shumë se 250 persona, ka njoftuar Pentagoni.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Njerka e mbajti si rob për 20 vjet duke e ushqyer vetëm me sanduiç, amerikani kur u lirua peshonte vetëm 30 kilogramë

“Një ish-gjeneral, shumë i afërt me Kievin”: Kremlini kërkoi që i dërguari i Trumpit ‘të përjashtohej’ në bisedimet e paqes Ukrainë-Rusi

Protestuesit hebrenj hyjnë me dhunë në ‘Trump Tower’ në New York

Protestuesit hebrenj hyjnë me dhunë në ‘Trump Tower’ në New York

Studentët me protestë masive më 15 mars në Beograd, Vuçiq angazhon policët e pensionuar nga Kosova 'për t'iu kundërvë atyre'

Rusia 'paraqet listën e kërkesave' për marrëveshje për t'i dhënë fund luftës

Trump shpreh besimin se SHBA do të aneksojë Grenlandën

Armenia dhe Azerbajxhani bien dakord për t'i dhënë fund konfliktit të gjatë dekadash

Rusët i sulmojnë me raketë, ukrainasit aktivizojnë sistemin gjerman IRIS T – momenti kur interceptohet dhe shkatërrohet raketa

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker