SHBA-ja dhe Mbretëria e Bashkuar bien dakord të shtojnë presionin ndaj Rusisë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump dhe kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer diskutuan nevojën urgjente për të rritur presionin ndaj Rusisë me qëllim që të përfundojë lufta në Ukrainë.
Starmer e tha këtë në një konferencë të përbashkët për shtyp me Trump pas takimit të tyre, raporton një korrespondent i Ukrinform, përcjell Telegrafi.
Starmer theksoi se ai dhe presidenti Donald Trump diskutuan se si të “shtojnë presionin ndaj Putinit që ai të bjerë dakord për një marrëveshje paqeje që do të zgjasë”.
“Në ditët e fundit, Putin ka treguar fytyrën e tij të vërtetë - duke kryer sulmin më të madh që nga fillimi i pushtimit, me edhe më shumë gjakderdhje, edhe më shumë të pafajshëm të vrarë dhe shkelje të pashembullta të hapësirës ajrore të NATO-s. Këto nuk janë veprime të dikujt që dëshiron paqe”, theksoi kryeministri britanik.
Kujtojmë se presidenti i SHBA-së, Donald Trump bëri vizitën e tij të dytë shtetërore në Mbretërinë e Bashkuar me ftesë të Mbretit Charles III.
Pas vizitës të enjten, u nënshkruan marrëveshje për të thelluar partneritetin në sektorin e teknologjisë, pas së cilës disa kompani në të dy vendet njoftuan marrëveshje përkatëse. /Telegrafi/


















































