Shtetet e Bashkuara dhe Franca do të zhvillojnë bisedime më 5 tetor në përpjekje për të ulur tensionet diplomatike.
Marrëdhëniet diplomatike midis dyja vendeve u përkeqësuan muajin e kaluar pasi Australia anuloi një marrëveshje të mëparshme për blerjen e nëndetëseve franceze në shumë prej miliarda dollarësh.
Anulimi u bë pasi Australia nënshkroi marrëveshje në fushën e mbrojtjes me SHBA-në dhe Britaninë e Madhe, sipas së cilës ky vend do furnizohej me nëndetëse përmes teknologjisë amerikane dhe britanike.
Ministri i Jashtëm francez Jean-Yves Le Drian do të zhvillojë bisedime me Sekretarin e Shtetit, Antony Blinken në Paris.
“Të dy ministrat do të zhvillojnë bisedime me qëllim të identifikimit të hapave që do të nevojiten për të rivendosur besimin midis dy vendeve tona”, tha zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme Franceze, Anne- Tha Claire Legendre, në një deklaratë.
“Siç kishte thënë ministri (Jean-Yves Le Drian) në Nju Jork, dalja nga kjo krizë do të marrë kohë dhe do të ketë nevojë për veprime të fuqishme”, shtoi ajo.
Presidenti amerikan Joe Biden dhe presidenti i Francës, Emmanuel Macron gjithashtu kanë biseduar për raportet mes dy vendeve dhe kanë premtuar se do të vazhdojnë “konsultimet”.
Blinken viziton Parisin nga e hëna deri të mërkurën dhe do të kryesojë një takim të ministrave nga Organizata për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD).
Në delegacion me Sekretarin Blinken janë edhe i dërguari amerikan për çështjen e klimës, John Kerry, Përfaqësuesja e Tregtisë e SHBA-së, Katherine Tai dhe zyrtarë të tjerë amerikanë. /REL/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
CNN: Rusia dërgon ushtarë të plagosur me paterica në frontin e luftës

Zgjedhjet parlamentare në Gjermani në shifra

Trump njofton raundin e dytë të bisedimeve me Rusinë për paqen në Ukrainë

Gjermanët do të votojnë për kanceralin e ri - kush është favorit sipas sondazheve të fundit?

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë

Dilerët e arrestuar kroatë posedonin shumë drogë - policia publikon pamjet në Zagreb

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë