LAJMI I FUNDIT:

Shaqiri: Nuk po ndalem së shikuari reprizën e ndeshjes me Barcelonën

Shaqiri: Nuk po ndalem së shikuari reprizën e ndeshjes me Barcelonën
Xherdan Shaqiri (Foto by Shaun Botterill/Getty Images/Guliver)

Liverpooli ka arritur të përmbys rezultatin e ndeshjes së parë 3-0, për t’u kualifikuar në finale të Ligës së Kampionëve pas triumfit në takimin e dytë 4-0 kundër Barcelonës.

E pjesë e këtij triumfi ishte edhe sulmuesi i The Reds, Xherdan Shaqiri, i cili ishte asistues në një prej golave të anglezëve.

Futbollisti shqiptar thotë se nuk po ndalet së shijuari takimin, reprizën e së cilës e ka shikuar tashmë disa herë.


Xherdan Shaqiri (Foto by Shaun Botterill/Getty Images/Guliver)

“Ishte vërtet e pabesueshme ajo që arritëm”, tha reprezentuesi zviceran duke shtuar “Ishte thjesht mahnitëse. E kam parë disa herë lojën!”.

“Ishte një ndjenjë e mirë për t’u përfshirë në një lojë të tillë. Kjo nuk ndodh çdo ditë dhe ne kurrë nuk do ta harrojmë këtë takim. Stadiumi ishte i zëshëm në fund të lojës, ishte e pabesueshme. Tifozët e meritonin këtë dhe shpresoj se mund t’u japim titullin e Ligës së Kampionëve”, pohoi lojtari.

Ndryshe, Liverpooli në finalen e madhe do të takohet me Tottenham Hotspursin, e cila ndeshja do të zhvillohet më 1 qershor në stadiumin madrilen të Wanda Metropolitano. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

La Liga
Kërkohen nga shumë klube evropiane - por Real Madridi i ka në dorë dy talentët e mëdhenj

Kërkohen nga shumë klube evropiane - por Real Madridi i ka në dorë dy talentët e mëdhenj

La Liga
Buffon jep mendim për derbin Napoli- Inter, ndërsa befason se kë do të donte ta shihte kampion

Buffon jep mendim për derbin Napoli- Inter, ndërsa befason se kë do të donte ta shihte kampion

Serie A
Jose Mourinho flet për gjyqtarin slloven që e drejtoi ndeshjen Galatasaray-Fenerbahce

Jose Mourinho flet për gjyqtarin slloven që e drejtoi ndeshjen Galatasaray-Fenerbahce

Ligat tjera
Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Ligue 1
Ten Hag paralajmëron Amorim në intervistën e parë pas shkarkimit nga Man United

Ten Hag paralajmëron Amorim në intervistën e parë pas shkarkimit nga Man United

Premier League
Kalo në kategori