Njëherë në mbledhjen e Qeverisë e më pastaj edhe në një konferencë për media, ministri i Tregtisë dhe Industrisë Endrit Shala tregoi arsyet pse u mor vendimi për rritjen e taksës për mallrat serbe dhe ato të Bosnjës.
Shala tha se përveç kësaj mase, institucionet e vendit do të ndalojnë importin e çdo produkti që ka emërtim tjetër i cili është në kundërshtim me emërtimin kushtetues të Republikës së Kosovës.
“Po ashtu nga sot tashmë me vendim të Qeverisës së Kosovës obligohet Inspektorati i Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë , Doganat e Republikës së Kosovës, inspektoratet komunale të tregut dhe agjencionet tjera që të largojnë nga tregu dhe të ndalojnë po ashtu importin e secilit produkt i cili tenton të importohet në Kosovë e që etiketën e atij produkti apo në deklaracionin e tij emërtimi zyrtar i Republikës së Kosovës është apo mund të jetë me emërtime të cilat kanë ndodhur të jenë deri më tani e unë mund t’i marr si shembuj importues ose distributor, përfaqësues ose prodhues për apo në ‘Kosova e Metohija’, Kosovo UNMIK, Kosova 1244, apo vetëm me emër të qyteteve të kosovës duke mos përfshirë emrin e shtetit tonë dhe çdo emërtim tjetër i cili është në kundërshtim me emërtimin kushtetues të Republikës së Kosovës”, tha Shala.
Sipas Shalës, Qeveria e Kosovës po ashtu obligon Doganat, Agjencinë e Ushqimit dhe institucionet tjera që të zbatojnë masat e njëjta në raport me Serbinë dhe Bosnje- Hercegovinën sa i përket dokumenteve dhe çertifikatave të cilat kërkohen gjatë të bërit tregti.
“Iu ftoj të gjithëve që t’i bashkangjiteni kauzës tonë për zhvillim të vendit tonë, për rritjen e punësimit, dhe mirëqenie për qytetarët tanë. Të nderuar prodhues kërkoj nga ju që nga sot të fokusoheni edhe më shumë në cilësi. Produktet e juaja duhet të arrijnë cilësinë dhe standardin më të lartë në mënyrë që konsumatori e në këtë rast qytetari i Kosovës mos të ketë asnjë mëdyshje në përzgjedhjen e konsumit të tyre ditor, e konsum i tyre ditor duhet të jetë prodhimi juaj. Të nderuar tregtar kjo masë nuk është kundër jush, le të bashkohemi të gjithë, dhe të gjejmë një zgjidhje kreative, ta hulumtojmë tregun së bashku të gjejmë vende tjera për të bashkëpunuar dhe për të importuar në Kosovë, në këtë regjion nuk janë vetëm Serbia dhe Bosnja”, ka shtuar Shala.
Sipas tij, derisa Serbia mund të bëjë tregti në Kosovë, kjo e fundit nuk i njeh as analizat e importuesve kosovarë. Shala kërkoi edhe rivlerësim të mallrave të Kosovës.
“Kompanitë e Kosovës nuk mund as të konkurrojnë ligjërisht në ofertat publike në Serbi. Kurse deri më tash Ministria e Tregtisë dhe Industrisë i ka të evidentuar mbi 100 kompani serbe të cilat kanë përfituar oferta publike në Kosovë. Lista e problemeve në këtë aspekt është e pa fund”, tha ai.
I pyetur se sa do të arrijë shteti i Kosovës, ta mbaj këtë masë, ai u shpreh optimist se një gjë e tillë do të ndodh.
Ndërsa, sa i përket rritjes së çmimit të bukës në dy komuna të Kosovës, ai tha që nuk vjen si shkak i kësaj mase, por si pasojë e rritjes së çmimit të grurit në BERZ.
Sipas tij, që nga nesër Inspektoriati i Tregut në bashkëpunim me inspektoratet e të gjitha komunave do të monitorojnë dhe të evidentojnë çdo tentim të rritjes së çmimit.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Masat e BE-së e penguan zhvillimin e Kosovës, por jo Kurtin

"Nuk ka logjikë", Gjini: Nuk besoj që Limaj do të shkojë në koalicion me Kurtin

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit