Askush nuk e di se sa është numri i femrave të keqtrajtuara, të cilat janë viktima të poshtërimeve, sharjeve, dhunës dhe abuzimeve brenda mureve të shtëpisë. Dhuna në familje është një nga format e krimeve më pak të raportuara dhe zakonisht konsiderohet si një çështje private.
E keqja është se pjesa më e madhe e tyre heshtin dhe nuk i denoncojnë bashkëshortët. Bëhet fjalë për një situate të dhunshme familjare, në të cilat fëmijët janë prezentë. Pra është e vështirë për një grua, e cila pasi është larguar nga shtëpia, të rikthehet përsëri në krahët e keqbërësit të saj. Ajo duhet të kuptojë se nuk është fat të jesh viktimë e meshkujve, të cilët nuk kanë asnjë të drejtë të ushtrojnë dhunë. Dhe kur një femër e kupton, fillon të ndjejë nevojën dhe dëshirën për të filluar një jetë të re. Po meshkujt, ç’të bëjnë? Askush nuk merret me ”të këqijtë" që duan të ndryshojnë. Por gjithnjë nuk do hiqet pyetja "Pse meshkujt janë të dhunshëm?" Përgjigja është e thjeshtë: Për shekuj me radhë mashkulli ka pasur fuqi absolute mbi femrën. Është e vështirë të fshihet kjo kulturë!
Gratë dhe vajzat rezultojnë se janë viktimat më të shpeshta të dhunës në familje. Ka gra të cilat dhunohen dhe nuk tregojnë, mendojnë se ky është fati i tyre dhe duhet ta pranojnë. Por ka dhe nga ato të cilat e denoncojnë dhunën. Nuk lejojnë që të cenohet e drejta e tyre, madje edhe “ekzistencën“ e tyre. Kjo ndodh kryesisht me gratë të cilat kanë një farë arsimimi, kanë një mbështetje, ndërsa në periferi, në zonat rurale janë të pakta vajzat apo gratë që bëjnë një gjë të tillë për të mos thënë fare. Sipas tyre kjo sakrificë bëhet për hir të fëmijëve, për të mos shkatërruar familje, por ato nuk mendojnë apo më saktë nuk duan të çojnë nëpër mend që edhe fëmijët e tyre të dhunshëm do të rriten përderisa jetojnë në të tilla kushte. Ato edukohen, rriten në një familje ku herë pas here përdoret dhunë. Dhuna në familje është një nga format e krimeve më pak të raportuara dhe zakonisht konsiderohet si një çështje private.
Format e dhunës në familje
Dhuna fizike, e cila fillon nga format më të lehta të saj për të arritur deri në ato më ekstremet. Përgjithësisht kjo formë e dhunës takohet te gratë pas disa vitesh martesë (2-3 vjet). Por nuk duhet përjashtuar këtu edhe dhunën që fillon më herët se kaq. Dhuna fizike përfshin: goditje, gërvishtje, mbylljen në shtëpi, goditje me sende të forta, kërcënim me thikë apo me armë të tjera, tentativë për vrasje e deri në formën më të rëndë vrasjen. Kemi dëgjuar shpesh në media “burri vret gruan për shkaqe xhelozie”, më e rëndësishmja është se mënyrat e vrasjes janë nga më mizoret, me sëpatë, me thikë, etj. Forma të dhunës fizike janë edhe përpjekjet për të kontrolluar e monitoruar lëvizjet e gruas. Gratë që dyshohet se nuk janë “korrekte” në marrëdhëniet bashkëshortore shpesh bëhen viktima të formave ekstreme të dhunës fizike.
Dhuna psikologjike përfshin talljet, kërcënimet, ndjekjen nga pas, mohimin e hapësirës për të marrë vendime, ndalimin për të dalë me shoqërinë madje edhe vetëm, kritikën e vazhdueshme ndaj kulturës, sharjet në shtëpi dhe në publik, ngarkimin me faj për çdo gjë që shkon keq, kontrollin ndaj veshjes dhe gardërobës. Kjo formë e dhunës është e hasur pothuajse në të gjitha familjet. Ndalimi për të dalë me shoqërinë, për të shkuar në punë është një nga arsyet e përdorimit më të shpeshtë të kësaj forme dhune. Sipas mendimit të shumicës së burrave gratë janë të destinuara për të qëndruar në shtëpi, të jenë amvisa të mira dhe të merren me rritjen e fëmijëve.
Dhuna seksuale përfshin marrëdhënie seksuale me forcë, trajtimin e partneres si objekt seksual, detyrimin për te realizuar marrëdhënie në forma të padëshiruara dhe të papranueshme për partneren. Në vendin tonë denoncimi i kësaj dhune është i vogël.
Përse përdorin dhunë meshkujt?
Shumë akte të dhunës nga ana e meshkujve janë një shenjë e dobësisë, pasigurisë dhe mungesës së vlerësimit për veten, të kombinuara me një kapacitet për dominim verbal ose fizik dhe një ndjenjë se ata duhet të jenë superiorë dhe të kontrollojnë gjithçka.
Gra, sfidoni ato burra që përdorin dhunën!
/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Më të lexuarat
Xheneta i heq çmimit të madh 10 mijë euro, dëgjon fjalët që Xuxi tha për familjen e saj: E degjeneruar, e ka lënë nëna kur i ka pasur një vjet
Trump zgjedh shefin e ri të CIA-s
Tifozët e Barcelonës i luten Laportas ta transferojë sensacionin e këtij sezoni që ngjan me lojën e Messit
Gjashtë fitore nga gjashtë duele profesionale - Benjamin Imeri është i gatshëm të dhurojë spektakël këtë fundjavë
Shoferi besnik i Princeshës Diana flet për herë të parë pas 27 vitesh: Më pushuan nga puna pa arsye, po të vozisja unë në natën tragjike ajo sot do të ishte gjallë
Gjiganti amerikan i naftës del kundër Trumpit: SHBA-ja nuk duhet të largohet nga Marrëveshja e Parisit