Kryetari i Aleancës Demokratike të Kroatëve në Vojvodinë, Tomislav Zhigmanov tha të mërkurën se Serbia duhet të shtyp 186 tekste mësimore për të gjitha nivelet e arsimit në gjuhën kroate.
Zhigmanov bëri të ditur se kjo është mënyra më e mirë për të hapur Kapitullin 26 për arsim, në negociatat e pranimit të Serbisë në Bashkimin Evropian dhe siç tha ai, pas kësaj Kroacia do të heqë bllokadën, raportojnë mediat serbe.
Ditë më parë Kroacia ka bllokuar hapjen e kapitullit të 26-të në negociatat mes Serbisë dhe BE-së, i cili veprim shkaktoi reagime të Beogradit zyrtar, ku kryeministri i këtij vendi, në shenjë proteste u largua nga Brukseli, duke mos marrë pjesë në takimin ndërqeveritar për hapjen e kapitujve të rinj. Në këtë takim Serbia hapi kapitullin 5 dhe 25, transmeton KosovaPress.