Pneumonia e Hilari Klintonit mund të bëhet përcaktuese për garën për Shtëpinë e Bardhë? Është një risi e papritur, hap shumë skenarë të rinj. Aq më shumë që ndodh pas disa javëve, kur Klintoni binte në sondazhe dhe Trump po ringrihej. Rikthimi i republikanit ka rivënë në diskutim shtete të rëndësishme, si Florida. Cili do të jetë ndikimi i sëmundjes së papritur? Çfarë do të ndodhte në skenarin më ekstrem, të një tërheqjeje?
Akuzat
Prej kohësh, Trumpi dhe mediat sociale të së djathtës po hidhnin dyshime mbi gjendjen shëndetësore të Hilarisë. Duke u nisur nga një precedent, gjendja e keqe shëndetësore që e kapi në fundin e mandatit si sekretare shteti.
Bashkëshorti i saj, Bill Klinton, në atë kohë shkaktoi alarm kur foli për “gjashtë muaj periudhë shërimi”.
Tani Trumpi zgjedh të mos ndërhyjë dhe bën zotërinë, me urime për shërim të shpejtë për rivalen.
Por e djathta ekzaltohet: ja prova që Hilari është një gënjeshtare. Madje, edhe mes demokratëve dhe shtypit liberal ka patur një vërshim kritikash ndaj stafit të Hilarisë, për faktin që vonuan në pranimin e pneumonisë. Tema e pandershmërisë është rikthyer duke persekutuar kandidaten demokrate.
Kush e zëvendëson në fushatë?
Ky mund të transformohet në një lajm të mirë. Deri në shërimin e plotë, Hilari anulon takime të ndryshme elektorale, apo i zëvendëson me lidhje videofonike. Edhe më pas do t’i duhet që të ngadalësojë disi programet masakruese të turneve në shtete të ndryshme.
Do të thotë që në vendin e saj, zgjedhësit do të shohin më shpesh Michele Obamën, shumë popullore, e cila është edhe shumë më efikase për të galvanizuar gratë dhe zezakët; por edhe Bernie Sandersin, Joe Bidenin dhe natyrisht, vetë Barak Obamën. Një përfshirje e tyre më aktive në fushatë, mund të ekuilibrojë mangësinë e karizmës së Hilarisë.
Çfarë ndodh me duelin televiziv?
Debati i parë është fiksuar për në 26 shtator. Nëse Hilari ka vërtetë një pneumoni të thjeshtë, kura me antibiotikë do të duhet ta shërojë më përpara. Përndryshe debati mund të spostohet, por do të ishte një sinjal shqetësues mbi shëndetin e saj.
Kur të dy të përballen, ekziston rreziku që zgjedhësit t’i kushtojnë më shumë vëmendje rrathëve të syve dhe kollës së Hilarisë, se sa kompetencës së saj mbi dosjet?
A do të bëjë Trumpi ndonjë koment negativ në lidhje me faktin që ajo “nuk është në gjendje të udhëheqë kombin”? Sido që të jetë, tema e sëmundjes do të peshojë mbi përplasjen në televizion.
Zhvendosja e votave
Mbi të gjitha, votat kishin nisur të lëviznin edhe para sëmundjes. Maksimumin e avantazhit në sondazhe, Hilari e pati në vijim të konventës demokratike në Filadelfia, në fund të korrikut. Në vitet e fundit kishte nisur të ngushtohej, madje në disa raste Trampi është barazim, apo edhe pakëz më përpara.
Skandali i Fondacionit Klinton ka rënduar, me zbulimet për qasje të privilegjuar në Departamentin e Shtetit, të atyre që kishin dhënë donacione për atë institucion filantropik (duke përfshirë edhe qeveri të huaja).
Dhe në brendësi të kësaj dinamike, ndërfutet edhe impakti i sëmundjes.
A do të mbizotërojë mosbesimi për shëndetin e Hilarisë? Apo do të mbizotërojë respekti për qëndrimin e saj të fortë përballë vuajtjes?
Republikani MekKein bëri një fushatë elektorali në vitin 2006, pavarësisht një tumori të deklaruar.
Demokratët shpresojnë që të shpërthejë mbi të gjitha frika nga një fitore e Trampit, për të sjellë në votime të gjitha pakicat progresiste, që nga të rinjtë, tek imigrantët.
Rasti ekstrem: Zëvendësimi
Nëse Hilari do të detyrohej që të braktiste garën përpara 8 nëntorit, krerët e Partisë Demokratike kanë gati planin e emergjencës.
Presidenti i komitetit elektoral të konventës së korrikut vë në zbatim nenin 2, paragrafin 7 të rregullores.
Është një lloj mini konvente urgjente. Më i avantazhuari për këtë lloj kandidimi do të ishte Bernie Sandersi, si i dyti në zgjedhjet brendapartiake.
Një tjetër rast ekstrem do të ishte një fitore e Hilari Klintonit, e ndjekur menjëherë nga një përkeqësim i shëndetit të saj, përpara Ditës së Inaugurimit në janar. Në atë rast do të merrte frenat zëvendëspresidenti i zgjedhur, Tim Kaine.
Skenari optimist
Sëmundja e bën Hilarinë “më njerëzore” dhe e bën të ndihet më pranë zgjedhësve, më pak elitare.
Fillohet të kërkohet edhe nga Trumpi i njëjti nivel transparence për shëndetin e tij (ka kolesterolin dhe ha shumë ushqime “junk”).
Por edhe për shumë skandale të tjerë të manjatit njujorkez: mashtrime, procese gjyqësore, korruptimi i dyshuar i ministrit të Drejtësisë të Floridës, refuzimi për të botuar deklaratat e të ardhurave, gënjeshtrat e përsëritura.
Por ndoshta kjo është një ëndërr. Për momentin ka dy pesha dhe dy masa, Hilari e di: “Është zhgënjyese, por është peizazhi ku jetojmë”. Hapësira që mediat i dedikojnë Trampit, justifikohet prej presidentit të Cbs: “Trumpi mund të jetë dëm për Amerikën, por i bën shumë punë CBS-it”. /La Repubblica – www.bota.al/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Çfarë do të thotë për Evropën fitorja e Friedrich Merz?

Bashkimi Evropian me samit të jashtëzakonshëm lidhur me Ukrainën dhe sigurinë evropiane

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD – pasi Weidel thotë se duart e saj janë ‘zgjatur’ për t’u bashkuar me një qeveri

Çfarë do të thotë për Evropën fitorja e Friedrich Merz?

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri

Merz: Evropa duhet të jetë e fortë ndaj presionit të Trumpit
Pesë shtetet me gjasat më të mëdha ta fitojnë Luftën e Tretë Botërore

Vuçiq u mbështet nga një vajzë e cila u prezantua si studente, por doli se ajo nuk ishte studente

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri