Selena Gomez ka folur për herë të parë për fotografitë virale me gruan e ish-partnerit të saj, Justin Bieber.
Aktorja tha në një intervistë të re se fotografitë e bëra në Academy Museum of Motion Pictures nuk ishin një ‘punë e madhe’.
“Nuk është asnjë gjë”, i tha Gomez Vulture ndërsa promovonte dokumentarin e saj të ardhshëm të Apple TV+ , “My Mind and Me”.
Ylli i “Only Murders in the Building”, 30 vjeçare, dhe modelja, 25 vjeçare, i befasuan fansat më 15 tetor teksa u shfaqën në një ngjarje të rrethuar me yje në Los Angeles.
Edhe Tyrell Hampton, i cili shkrepi fotot, u duk i befasuar nga shfaqja miqësore e dyshes së famshme.
Hailey dhe Justin kujtojmë se u fejuan në korrik të vitit 2018, pak muaj pas ndarjes përfundimtare nga Gomez.
Përveç kësaj, Justin ka qenë në një lidhje dashurie edhe me Sofia Richie.
Çifti i tanishëm, Justin dhe Hailey, u martuan në një ceremoni përrallore në shtator të vitit 2019. /Telegrafi/