Site icon Telegrafi

Sekuestrohen armë dhe municion në Janjevë të Lipjanit, i dyshuari dërgohet në mbajtje

Njësitet policore të Lipjanit, sot kanë zbatuar Urdhëresën e Gjykatës Themelore në Prishtine për urdhër-kontroll në një  lokacion, lidhur me dyshimet e bazuara për posedim armësh.

Gjatë këtij operacioni janë sekuestruar:  tri granata dore, një armë automatike AK-47, dy pistoleta 120 fishekë të armës AK-47, cal. 7.62 mm, 7 fishekë të pistoletës, cal. 7.65 mm, dy karikatorë të armës AK-47 dhe dy karikatorë të pistoletës.

Policia me këtë rast ka arrestuar një person të dyshuar, i cili pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Ndaj tij është iniciuar rasti, mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar të armëve. /Telegrafi/

Exit mobile version