Sindikata e Bashkuar për Arsim dhe Kulturë po këmbëngulë në zbatimin e kërkesave të tyre, sidomos në Projektligjin për punëtorët e arsimit të viteve të 90-ta. SBAShK ka paralajmëruar grevë të përgjithshme që nga 13 prilli.
Mos-zbatimi i kërkesave të SBASHK-ut nga qeveria dhe greva eventuale e SBASHK-ut, do të mund ta rrezikonin edhe mbajtjen e testit PISA.
Kryetari i SBAShK-ut, Rrahman Jashari ka thënë për lajmi.net se nëse ka grevë, atëherë do të dështojë edhe testi PISA.
Jashari ka bërë të ditur se për këtë e ka paralajmëruar edhe kryeministrin Haradinaj.
“Në bazë të natyrës së grevave, të gjithë e dijmë se kur ka grevë nuk ka as mësim dhe as aktivitete tjera. Dhe në kuadër të kësaj nëse ka grevë, atëherë dështon edhe testi PISA dhe për këtë kam alarmuar edhe dje në takimin që ishim. Unë ia përmenda edhe kryeministrit Haradinaj, por dhe Limajt e Hoxhaj, dhe ju thashë që nëse vjen deri te kjo rrezikohet edhe testi PISA”, ka thënë Jashari.
Kryetari i SBAShK-ut thotë se ka parë një mobilizim te qeveria për zbatimin e këtyre kërkesave, por që nëse një gjë e tillë nuk ndodhë atëherë do të ketë grevë të pacaktuar në të gjitha institucionet arsimore.
“Ne ishim dje në një takim që nuk ishte kryekëput për ne, mirëpo për arsimin në tërësi. Dhe unë prap alarmova thashë që keni kujdes se të gjithë këto angazhime që po i bëjmë mund të bien në ujë nga 13 prilli që mund të ketë grevë”, ka deklaruar Jashari për lajmi.net
Ai ka thënë se nuk ka pasur premtime konkrete për realizimin e kërkesave të tyre.
“Premtime direkte nuk pati pasi edhe natyra e takimit ishte tjetër. Vërehej që ata ishin të mobilizuar dhe po uroj që të ndodhë, përndryshe jam i obliguar në bazë të rezolutës që të veprojë. Nëse nuk ndryshojnë gjërat më 13 prill do të ketë grevë të përgjithshme deri në realizimin e kërkesave tona”, ka përfunduar kryetari i SBASHK-ut.
Ditë më parë kjo sindikatë ka organizuar grevë njëditore në të gjitha institucionet arsimore.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Kërkesat për vizitë, masat e rrepta të sigurisë dhe reagimet – gjithçka nga vizita e Thaçit në QKUK, pas gjendjes së rënduar shëndetësore të babait të tij

Serbë nga Kosova shkojnë në Beograd “për të mbrojtur presidentin”

Qeveria e Kosovës mbajti mbledhje elektronike, këto janë vendimet

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës