Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj dhe koordinatori për organizim të brendshëm Ymer Ymeri, janë pritur sot në ambientet e Ministrisë së Shëndetësisë nga ministri Arben Vitia.
“Përfaqësuesit e SBASHK-ut kanë përgëzuar Ministrin Vitia për detyrën ne emër të të gjithë të punësuarve në arsim dhe janë shprehur se do të respektojnë vendimet e institucioneve të shëndetësisë sepse primare për të gjithë është shëndeti i nxënësve dhe punëtorëve të arsimit.
Ata kanë treguar se do të bëjnë gjithë angazhimet që java e mësimit online të jetë sa më e suksesshme duke uruar që situata të krijohet për tu kthyer ne institucionet arsimore”, thuhet në njoftimin për media.
Përfaqësuesit e SBASHK-ut e kanë ngritur edhe çështjen që punëtorët e arsimit të jenë prioritet për vaksinim duke thënë se këtë nuk po e bëjnë për të qenë të privilegjuar por që të jenë të mbrojtur dhe që kështu të krijohen kushte që mësimi të zhvillohet nëpër shkolla.
Vitia ka përgëzuar SBASHK-un për angazhimet dhe është shprehur se vendimi për shkollat ishte i vështirë porse është bërë me qëllim që të kemi zbritje të numrit të të prekurve dhe se versioni britanik i Covid-19 po prek më shumë të rinjtë dhe ka shpërndarje më të shpejt.
“Nëse masat i respektojmë të gjithë kemi shpresa se pas 18 prillit do të kemi kthim në shkolla por e tëra varet nga situata në të cilën do ndodhemi. Ai është deklaruar se pritet të arrijnë kontingjente të reja të vaksinës dhe që punëtorët arsimor do të jenë të përfshirë në vaksinonim në etapën e dytë”, thuhet më tej në njoftim. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
FSK në vendin e 141-të, publikohet indeksi i fuqive ushtarake në botë

Kamberi akuzon Gjurgjeviqin e afërt me AfD-në për falsifikim të fakteve për Kosovën

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Rregullat e reja të qirasë së plazheve godasin rëndë Ulqinin

Turistë nga Shqipëria e Spanja në Prizren, qyteti me histori dhe bukuri natyrore

Asnjë minoritet në Drenas por marrin 201 vota

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë