SBASHK-u ka kërkuar edhe një herë nga komunat që të planifikojnë ndarjen e mjeteve për 70 për qind të shumës së biletave të udhëtimit dhe për 3 paga, për ndryshe ka paralajmëruar se do të ua prishin gjumin me greva.
SBASHK nëpërmjet një komunikate tha thënë se qeveritë lokale nuk ndalen së kërkuari bartje të kompetencave në arsim, por që nga prilli i vitit të kaluar, edhe pas kërkesave të vazhdueshme të përfaqësuesve të SBASHK-ut në komunat e Kosovës, janë paraqitur të fjetur.
Ata kërkesave të vazhdueshme të SBASHK-ut për realizimin e çështjes së udhëtimit dhe të 3 pagave u janë përgjigjur si të përgjumur se nuk kanë mjete.
“E si mund të kenë mjete kur nuk kanë bërë planifikime buxhetore. SBASHK-u e preferon dialogun për zgjidhjen e çështjeve dhe kërkesave dhe këtë mundësi do ia ofrojë qeverive lokale. Ata duhet të ulen në biseda serioze me përfaqësuesit e SBASHK-ut në komunat e tyre dhe me përfaqësues nga qendra dhe duhet gjetur zgjidhje. Nuk dimë pse nuk turpërohen këtë njerëz të qeverive lokale nga mësimdhënësit e tyre që punuan 40 e më shumë vite dhe u munduan t’i edukojnë e arsimojnë drejtë fëmijët e komunave të tyre. Të parët e qyteteve të Kosovës para se të uleshin në kolltukë premtuan e premtuan mrekulli edhe për arsimin. Ata duhet ta ftojnë çdo punëtor të arsimit në zyrat e tyre dhe ta falënderojnë për punën nëpër vite e dekada. Ta falënderojnë për qëndresën e madhe në mbrojtje të arsimit shqip në vitet 90-99 dhe në merr të respektit për gjithë këtë përkushtim t’ia japin vendimin për 3 paga. Kjo nuk po ndodh dhe SBASHK-u pasi ka shënuar arritje të dukshme në dialogun me institucionet qendrore të Kosovës tani tehun e angazhimit do ta orientojë drejt komunave. SBASHK-u do të provojë me dialog, por nëse pushtetarët lokalë hezitojnë, atëherë me veprime konkrete sindikale do t’ua prishim gjumin. Qeveritë lokale në qershor do të bëjnë rishikimin buxhetit të tyre dhe nëse nuk i duan grevat atëherë duhet të merre vesh me SBASHK-un dhe të planifikojnë e ndajnë mjete për 70 % të shumës së biletave të udhëtimit dhe për 3 paga”, thuhet në komunikatë.
Po ashtu thuhet se SBASHK-u edhe një herë dhe publikisht po tregon se është për dialog dhe u mbetet qeverive lokale të zgjedhin dialogun apo grevat. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Djathi Akadia: 4 arsye pse është djathi nr. 1 i rekomanduar për muajin e Ramazanit

Ramazani me kursime: Zbuloni zbritjet në Emona Center

ATK me apel për qytetarët: Të ardhurat e realizuara nga kriptovalutat, janë të ardhura të tatueshme

Shija e traditës dhe pastërtisë - Produkte halal për syfyre dhe iftare nga Meka Halal Food

Furnizohu dhe ndihmo! IP Petrol – Bamirësi në lëvizje për muajin e Ramazanit

Arabia Saudite e interesuar për investime në Kosovë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

CIA kërcënon të ekspozojë sekretet e shtetit pas politikave të Trumpit

"Qëndro i fortë, qëndro i patrembur, ti nuk je kurrë vetëm" - liderët evropianë në përkrahje të Zelenskyt pas takimit me Trumpin

KosovaPress: Kjo është e dyshuara e arrestuar për spiunazh, që e zbuloi AKI

KQZ publikon rezultatet e para të votave të diasporës të ardhura me postë

Zbulohen detaje se si erdhi deri te anulimi i bisedimeve të Trump me Zelenskyn dhe largimi i tij nga Shtëpia e Bardhë

Para se të shpërthente debati i ashpër - Zelensky i dhuroi Trumpit rripin e titullit kampion të Usyk