Drejtues të Sindikatës së Bashkuar të Arsimit Shkencës dhe Kulturës (SBASHK) kanë vlerësuar se punëtorët arsimor në të gjitha nivelet e arsimit janë shembull i angazhimit e përkushtimit dhe se momentalisht është një situatë stabile në institucionet arsimore dhe se procesi mësimor në përgjithësi ka rrjedhë të mbarë.
SBASHK nëpërmjet një komunikate ka njoftuar se situata e krijuar nga pandemia kudo në botë ka bërë që edhe 5 Tetori-Dita Botërore e Mësuesit të shënohet ndryshe nga vitet tjera.
Internacionalja e Arsimit (EI) ka zgjeruar SBASHK-un dhe gjithë sindikatat tjera, që përfaqësojnë 32 milionë mësimdhënës nga e tërë bota që të zhvillojnë takime solemne e aktivitete nga larg për t’u bërë të hënën nga një aktivitet të përbashkët 24 orësh me kyçje në platforma të ndryshme me qëllim të krijimit të atmosferës së përbashkët festive, por edhe për të këmbyer informacione e vlerësime për situatën aktuale me udhëheqës të lartë të EI-së dhe me njerëz eminentë të arsimit nga shtete të ndryshme të botës.
Duke u bërë pjesë e këtyre aktiviteteve kushtuar 5 Tetorit, SBASHK-u ka mbajtur takim solemn nga larg me anëtarët e Këshillit Drejtues, që është organi më i lartë mes dy kongreseve dhe që përfaqëson gjithë të punësuarit në sektorin e arsimit nga çerdhet e deri edhe në Universitete.
“Në këtë takim kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj duke ua uruar këtë festë gjithë të punësuarve në arsim, foli për 5 Tetorin dhe Betimin e mësuesit dhe për angazhimet e sindikatave në mbrojtjen e figurës së mësuesit dhe në procesin mësimor, që kudo në botë është vështirësuar shumë për arsye të pandemisë nga Covid-19. SBASHK-u ka shpërndarë në shumë adresa elektronike mesazhin dhe posterët e EI-së lidhur me këtë datë të rëndësishme për arsimin.
Duke bërë një vlerësim se si po e gjen arsimin në Kosovë ky 5 tetor, kryetari Jasharaj, por edhe koordinatori për organizim të brendshëm Ymer Ymeri, kryetari i Sindikatës së Universiteteve Bardh Bardhi dhe pjesëmarrës të tjerë kanë vlerësuar se punëtorët arsimor në të gjitha nivelet e arsimit janë shembull i angazhimit e përkushtimit dhe se momentalisht kemi një situatë stabile në institucionet arsimore dhe se procesi mësimor në përgjithësi ka rrjedhë të mbarë.
U tha se edhe viti akademik besohet se do të jetë i mbarë falë angazhimeve të studentëve dhe personelit arsimor e administrativ atje. Ishte qëndrim i përbashkët se SBASHK-u do të vazhdojë me përkushtim, angazhimet dhe arritjet në shërbim të anëtarësisë dhe se të hënën shumë nga punëtorët e arsimit të Kosovës do të jenë të kyçur në aktivitetet e Internacionales së Arsimit për të shënuar Ditën Botërore të Mësuesve”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

KQZ: Procesit të vlerësimit do t’i nënshtrohen edhe mbi 14 mijë pako me fletëvotime nga diaspora

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

A do të jetë posti i presidentit pjesë e 'pazareve' për formimin e qeverisë?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë