Ish-mesfushori i Real Madridit, Sami Khedira ka zbuluar pesë mesfushorët e tij më të mirë të të gjitha kohërave, me Zinedine Zidane që kryeson listën e tij.
Në pesëshen më të mirë të Khediras përfshihen Ronaldinho, Franz Beckenbauer, Andres Iniesta, Diego Maradona dhe Zidane.
Duke folur për Zidane, Khedira tregoi arsyet pse e ka këtë vlerësim për ish-mesfushorin francez.
“Ai ishte idhulli im. Kam parë pothuajse çdo ndeshje të tij gjatë rritjes, qoftë për Real Madridin apo për Francën”, ka thënë fillimisht Khedira.
“Ai e bën futbollin të duket kaq i lehtë. E provova më pas, por kurrë nuk duket aq e lehtë apo aq e rrjedhshme. Kjo është arsyeja pse ai është numri im një”, përfundoi gjermani. /Telegrafi/