Një sallatë e shëndetshme, e lehtë dhe e ushqyeshme
Nevojiten:
– 2 tufa rrika,
– 1 qepë e re,
– disa fletë të gjelbra sallate,
– 4 – 5 vezë të ziera shumë,
– një ajkë,
– kripë,
– piper,
– erëza.
Përgatitja:
Rrikat pritni në rrathë, të bardhët e vezëve në kube, qepen në copëza, ndërkaq sallatën në feta të holla.
Të verdhët e vezës imtësojeni dhe përzieni me ajkën dhe erëzat.
Kjo sallatë mund t’ju jetë racion apo si shtojcë me mish.
Ju bëftë mirë, – transmeton Telegrafi.