Presidenti i Al Ittihad, Anmar Al-Haili thotë se ka në plan të diskutojë atë që ndodhi në javën e fundit të merkatos së verës.
Al-Ittihad bëri përpjekje për sulmuesin e Liverpoolit, Mohamed Salah, yllin e Manchester Cityt, Kevin de Bruyne dhe Sergio Ramos përpara se të nënshkruante me Sevillan.
Al-Haili ka deklaruar për mediumin spanjoll, AS: “Unë qëndrova i heshtur”.
“Por, shpresoj të jem në gjendje të përgjigjem së shpejti për atë që ndodhi në javën e fundit të afatit kalimtar të verës në lidhje me Salah, Sergio Ramos dhe De Bruyne”.
Al-Haili këtë javë sapo ka emëruar Marcelo Gallardo si trajner të ri të Al Ittihad.
Tre yjet mund të ndryshojnë ambient në verën e ardhshme, por vetëm nëse u ofrohen shuma të majme parash. /Telegrafi/