LAJMI I FUNDIT:

Sadio Mane shpjegon pse nuk ka interes të jetojë të njëjtën mënyrë jetese si Ronaldo dhe Neymar

Sadio Mane shpjegon pse nuk ka interes të jetojë të njëjtën mënyrë jetese si Ronaldo dhe Neymar

Sadio Mane ka thënë se stili magjepsës i jetës së Cristiano Ronaldos dhe Neymarit nuk është për të, duke shpjeguar pse në një intervistë që nxjerr në pah karakteristikat e tij modeste dhe përulëse.

Mane foli gjatë për gazetën franceze L’Equipe dhe preku një sërë temash, duke përfshirë stilin e jetës së tij në krahasim me atë të yjeve si Ronaldo dhe Neymar.

Superylli i Manchester United së fundmi është bërë personi më i ndjekur në Instagram dhe ka një prani të madhe në rrjetet sociale, por Mane këmbëngul se nuk ka interes të jetojë të njëjtën jetë si fenomeni portugez.


Sadio Mane paguan për trajtimin e plotë në spital të një djaloshi që kishte pësuar aksident edhe pse e takoi rastësisht
Lexo po ashtu Sadio Mane paguan për trajtimin e plotë në spital të një djaloshi që kishte pësuar aksident edhe pse e takoi rastësisht

“Nuk dua të krijoj përshtypjen se jam pedagog. Por, është e vërtetë që në futboll qarkullojnë disa vlera që më shqetësojnë pak në bazë të edukimit tim”, ka thënë fillimisht senegalezi.

“Por, në vend që të kritikoj me zë të lartë, ndonjëherë preferoj të distancohem pak”.

“Gjëja kryesore është të mos ndryshojmë dhe nuk mendoj se kam ndryshuar”.

“Dhe, për një djalë që vjen nga një qytet i vogël në Casamance, tashmë është një fitore e madhe t’i rezistosh gjithë kësaj”.

I pyetur nëse mund të kopjojë stilin e jetës së Ronaldos dhe Neymarit, ai mohoi.

“Jo! Unë i ndjek ata në rrjetet sociale dhe kjo më mjafton. Unë e dua jetën e tyre të jashtëzakonshme, por kjo jetë nuk është krijuar për mua”, përfundoi Mane.

Mane konsiderohet gjerësisht si një nga sulmuesit më të mirë në Ligën Premier dhe më gjerë, pas heroizmave të tij për Liverpoolin ndër vite.

Ai e ndihmoi skuadrën e tij të fitonte titullin e parë në Ligën Premier dhe në triumfin e tyre në Ligën e Kampionëve në vitin 2019.

29-vjeçari u paraqit gjithashtu në skenën ndërkombëtare, duke fituar Kupën e Kombeve të Afrikës me Senegalin në fillim të vitit.

Pavarësisht suksesit të tij të jashtëzakonshëm në fushë, Mane mban një profil të ulët në mediat sociale dhe gjithmonë tregon përulësi. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Pas eliminimit nga Liga e Kampionëve, Guardiola parashikon katër skuadrat favorite për ta fituar garën

Pas eliminimit nga Liga e Kampionëve, Guardiola parashikon katër skuadrat favorite për ta fituar garën

Liga e Kampionëve
U turpëruan në Ligën e Kampionëve, Guardiola 'ka vendosur të largojë tetë lojtarë' nga Man City

U turpëruan në Ligën e Kampionëve, Guardiola 'ka vendosur të largojë tetë lojtarë' nga Man City

Premier League
Kompany tenton transferim shokues te Bayerni për sezonin e ri

Kompany tenton transferim shokues te Bayerni për sezonin e ri

Bundesliga
Si performuan kandidatët që janë të lidhur me futbollin në zgjedhjet parlamentare

Si performuan kandidatët që janë të lidhur me futbollin në zgjedhjet parlamentare

Kosovë
Një gjyqtar ka zbuluar se ka favorizuar Messin pas 'marrëveshjes me 12 fjalë gjatë një ndeshje'

Një gjyqtar ka zbuluar se ka favorizuar Messin pas 'marrëveshjes me 12 fjalë gjatë një ndeshje'

Përfaqësueset
Të eliminuar nga Real Madridi, Guardiola u dërgon mesazh Los Blancos pas ndeshjes

Të eliminuar nga Real Madridi, Guardiola u dërgon mesazh Los Blancos pas ndeshjes

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori