Sulmuesi senegalez, Sadio Mane mbërriti në stërvitjen e Bayern Munichut plot 109 minuta para fillimit të seancës dhe qëndroi për më shumë se 6 orë në qendrën stërvitore.

Mane stërviti me shokët e tij të rinj për herë të parë fundjavën e kaluar që nga transferimi i tij prej 27.4 milionë funte nga Liverpooli.


Dhe ai pa dyshim do të kishte lënë përshtypje në seancën e tyre të fundit stërvitore pasi ylli senegalez arriti në bazën stërvitore të klubit '109 minuta' para fillimit të seancës.

Sipas gazetës gjermane BILD, Mane ishte i pari që mbërriti në Sabener Strasse dhe qëndroi për 'më shumë se gjashtë orë'.

Raportet e mëtejshme thonë se paraqitja e parë e Mane në stërvitje u prit mirë nga lojtarët e tjerë, të cilët janë entuziastë për mentalitetin fitues që posedon 30-vjeçari.

Mane i bashkohet Bayernit pasi ka shijuar gjashtë sezone të frytshme dhe të mbushura me trofe në Anfield me Liverpoolin.

mane 1 1

Ai shënoi 120 gola gjatë kohës së tij në klub, veçanërisht duke fituar trofe të rëndësishëm si Liga Premier dhe Liga e Kampionëve.

Trajneri i Bayernit, Julian Nagelsmann, foli shumë për Mane dhe pretendon se sulmuesi i gjithanshëm është i gatshëm të luajë në çdo pozicion për ekipin.

mane bayern

“Që në bisedën e parë ai la një përshtypje shumë vetëmohuese, e cila është e jashtëzakonshme për një lojtar me një emër kaq të madh”, tha 34-vjeçari.

“Ai tha, me mjaft modesti, se mund ta imagjinojë veten në çdo pozicion. Është e rrallë të përjetosh që në një bisedë të parë, që një lojtar të vihet plotësisht në shërbim të klubit dhe trajnerit”.

“Kjo e bëri edhe më të madhe kërkesën tonë për të arritur nënshkrimin e tij”, deklaroi Nagelsmann. /Telegrafi/

telegrafi sport app