Shefja e Njësisë për krimi të organizuar pranë Prokurorisë Publike, Vilma Ruskoska, tha për “Makfax” se pas amnistisë, në fjalët e përfundimtare e të akuzuarve për ngjarjet e 27 prillit, nuk do të ketë rivlerësim, sqarim apo ndonjë ndryshim në aktakuzë.
Të akuzuarit e mbetur të cilët nuk janë të përfshirë në amnisti, si deri më tani, do të ndiqen sipas nenit 313, “Terrorizëm” nga Kodi Penal.
“Aktakuza mbetet e njëjtë, Ligji i Amnistisë nuk përfshinë nenin 313 “Terrorizëm”, ata që nuk amnistohen mbesin në bankën e të akuzuarve”, thotë Ruskoska.
Amnistia për ngjarjet e 27 prillit kanë kërkuar 29 të akuzuar, ndërsa mendimi poziti nga Prokuroria kanë marrë vetëm 15 të akuzuar.
Seanca për fjalët përmbyllëse për ngjarjet e 27 prillit ku do të flasin prokurorët dhe të akuzuarit është caktuar për më 15 janar, ndërsa pastaj pason aktgjykimi./Telegrafi/