LAJMI I FUNDIT:

Rrustemi: Veç Vetëvendosje ka paguar dënimet e shqiptuara nga PZAP

Rrustemi: Veç Vetëvendosje ka paguar dënimet e shqiptuara nga PZAP

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Adnan Rrustemi, thotë se partia e tij është e vetmja që ka shlyer dënimet për shkelje të rregullave në fushatë, të cilat i cakton Paneli Zgjedhor i Ankesave dhe Parashtresave (PZAP).

“Vetëm Lëvizja Vetëvendosje ka shlyer borxhet nga zgjedhjet e fundit, ndërsa partitë tjera parlamentare ende kanë mijëra euro pa paguar nga gjobat e shqiptuara nga PZAP”, ka shkruar Rrustemi, në profilin e tij në Facebook.

“Prandaj, KQZ-ja i ka lëshuar mjetet financiare vetëm për Lëvizjen Vetëvendosje, ndërsa partitë tjera parlamentare mund të marrin mjetet financiare nga fondi i demokratizimit, vetëm kur të kenë shlyer të gjitha obligimet nga zgjedhjet e fundit. Sjellja e përgjegjshme o është kudo, o askund”, ka thënë Rrustemi.


PZAP ka shqiptuar mijëra euro në gjoba për partitë politike për shkeljet që i kanë bërë gjatë zgjedhjeve të fundit parlamentare dhe ato lokale në Kosovë.

Shkeljet kanë qenë të natyrave të ndryshme, përfshirë përdorimin e  fëmijëve në fushata elektorale, thyerje e heshtjes zgjedhore, shfrytëzimin e hapësirave publike për fushatë etj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

Lajme
KQZ thotë se po shkon drejt fundit vlerësimi i pakove me fletëvotime nga diaspora

KQZ thotë se po shkon drejt fundit vlerësimi i pakove me fletëvotime nga diaspora

Lajme
Përqindja e votave të partive politike – në sa komuna prijnë LVV, PDK e AAK-Nisma?

Përqindja e votave të partive politike – në sa komuna prijnë LVV, PDK e AAK-Nisma?

Lajme
“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Lajme
Studimi: Poshtë maleve tona fshihet “një thesar”

Studimi: Poshtë maleve tona fshihet “një thesar”

Lajme
“Arkitektura më e bukur fetare në botë” – Xhamia e Elbasanit merr çmimin e parë

“Arkitektura më e bukur fetare në botë” – Xhamia e Elbasanit merr çmimin e parë

Lajme
Kalo në kategori