Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, mori pjesë në ceremoninë e ndarjes së certifikatave për projektin “Vajzat në TIK”, ku u tha se ky program hap një rrugë të re të studimit dhe punësimit për gratë e Kosovës.
Në këtë ceremoni, ku ishin të pranishëm edhe ambasadori i SHBA-ve, Greg Delawie, shefi i zyrës së Bankës Botërore për Kosovë, Marco Mantovanelli, ambasadori i Norvegjisë, Per Strand Sjaastad, përfaqësues të USAID-it, NDI-së, si dhe përfitueset e trajnimit, u prezantuan dy fazat e para të pilot projektit, të kryera në Gjakovë, Lipjan dhe Prishtinë dhe zonat përreth.
Shumica prej 271 kontratave të punës online apo në internet të fituara nga afro 80 femra, kanë të bëjnë me zhvillim të webfaqeve, hulumtime të web, marketing digjital, asistente virtuale, futje të të dhënave, hulumtime dhe shkrime.
Kryeministri Mustafa tha se kjo është një hapje e dritares së punësimit të grave, të vajzave të një komuniteti tepër të rëndësishëm, në pikëpamje jo vetëm të sigurimit të barazisë në punësim, por edhe të sigurimit të zhvillimit ekonomik.
“Të gjitha studimet flasin që një shoqëri, e cila rregullon çështjen gjinore të punësimit dhe barazinë gjinore në punësim, ajo siguron parakushte shumë të rëndësishme të zhvillimit më të shpejtuar, të zhvillimit të qëndrueshëm dhe të zhvillimit të barabartë ekonomik”, tha kryeministri Mustafa.
Më tej, kryeministri Mustafa theksoi se teknologjia e informacionit dhe e komunikimit ka një rol të veçantë në zhvillimin ekonomik të një vendi, në ekonomi konkurruese, në ekonomi të dijes dhe asaj të inovacionit.
Kryeministri Mustafa, po ashtu përgëzoi Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik për përpjekjet që i ka bërë në zhvillimin e suksesshëm të projektit “Gratë në punë online”, i bindur se përmes këtij programi në mënyrë iniciale është arrit që të që të punësohet një numër i konsiderueshëm i grave në një proces të hapur, konkurrues, para së gjithash të bazuar në dije dhe të bazuar në konkurrencë.
“Përshëndes iniciativën që të vazhdohet edhe më tutje me këtë projekt, sepse është një projekt shumë i rëndësishëm për ne. Në emër të Qeverisë unë mund t’ju them se përfaqësoj një përkushtim të rëndësishëm të Qeverisë jo vetëm në pikëpamje të orientimit tonë që zhvillimit ekonomik, të punësimit, sidomos të të rinjve dhe grave, t’i japim prioritet themelor, por para së gjithash të një orientimi që ne të shfrytëzojmë të gjitha potencialet tona zhvillimore, të cilat para së gjithash bazohen në resurse njerëzore”, theksoi kryeministri Mustafa.
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Greg Delawie u shpreh i lumtur që po merr pjesë në festimin e një suksesi të tillë, duke vlerësuar se projekti po ndryshon jetën e njerëzve për të mirë.
“Që nga zhvillimi i uebit, dizajni grafik e deri tek marketingu digjital, e shumë më shumë, ky program hap një rrugë të re të studimit dhe punësimit për gratë e Kosovës”, tha ambasadori Delawie.
Shefi i Zyrës së Bankës Botërore për Kosovë, Marco Mantovanelli, u shpreh i gëzuar me projektin, që është vetëm njëra nga sektorët me të cilën Banka Botërore po ndihmon punësimin dhe zhvillimin ekonomik të Kosovës në përgjithësi.
“Banka Botërore vazhdon të mbetet e vendosur për mbështetjen e këtij sektori, kështu që ne do t’u përkrahim në secilën mënyrë që mundemi dhe iniciativat që ka Ministria e Zhvillimit Ekonomik dhe vetë Qeveria për ekonominë digjitale”, tha Mantovanelli. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Liberalizimi i tregut të energjisë, ZRRE del me njoftim zyrtar

Më në fund Vespa vjen seriozisht në Kosovë!

Çmimet në “qiell”, qytetarët ankohen për shtrenjtimin e perimeve

Blej më të mirën dhe kurse me Petrol Company!

Roli i hidratimit të organizmit gjatë muajit të Ramazanit me filtrin e ujit Camelot!

Krepat natyrale Vici – Ëmbëlsia që ju duhet pas Iftarit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët