Site icon Telegrafi

Rritet vlera e paundit britanik derisa Rishi Sunak kryeson garën për t’u bërë kryeministër

Paundi britanik është rritur kundrejt dollarit amerikan pasi Boris Johnson u largua nga gara për drejtimin e konservatorëve, duke e lënë Rishi Sunakun si favorit për t’u bërë kryeministër.

Gjatë mëngjesit të së hënës, valuta britanike qëndroi rreth 0.4 për qind më i lartë se dollari, për t’u tregtuar me 1.135, përcjell Telegrafi.

Në fundjavë paundi ra deri në 1.11 dollarë në mes të pasigurisë së vazhdueshme politike dhe paralajmërimeve të reja për ekonominë e vendit.

Ish-sekretari i Thesarit tani është i vetmi kandidat i mbështetur nga më shumë se 100 deputetë konservatorë, niveli i kërkuar për të marrë pjesë në votimin e anëtarëve të partisë.

Johnson, i cili pretendoi se kishte mbështetjen e 102 deputetëve, megjithëse vetëm 57 deputetë e bënë këtë publikisht, ai u largua pasi tha se nuk do të ishte në gjendje të bashkonte partinë.

Penny Mordaunt, mbetet në garë, por është larg nga sigurimi i 100 votave.

Muajin e kaluar, paundi ra në një rekord të ulët kundrejt dollarit dhe kostot e huamarrjes së qeverisë u rritën ndjeshëm si pasojë e mini-buxhetit të fundit të propozuar nga ish-kryeministrja Liz Truss. /Telegrafi/

Exit mobile version