Rritet numri i familjeve që marrin ndihmë sociale në Tetovë. Kjo është bërë e ditur nga shifrat që kemi siguruar nga Qendra për Punë Sociale në Tetovë prej nga informojnë se vetëm në vitin 2021 – gjithsej 3400 familje kanë marrë ndihmë sociale nga shteti. Për një vit, gjithsej 572 familje janë shtuar që marrin ndihmë sociale në krahasim me vitin 2020. Nëse në vitin 2020 kishte 2828 familje që e merrnin këtë ndihmë, në vitin 2021, në Tetovë 572 familje i janë shtuar kësaj liste. Prej vitit 2019 e këndej, gjithnjë e më shumë vërehet një rritje e familjeve tetovare që shfrytëzojnë ndihmën sociale nga shteti. Kësisoj, në vitin 2018 gjithsej në Tetovë ndihmë sociale kanë marrë 2538 persona, në vitin 2019 – 2302 familje.
Por, në vitin 2020 për 500 janë shtuar rastet sociale në Tetovë, ku gjithsej evidentohen 2828 familje që e marrin këtë ndihmë. Në vitin 2021, ky numër është 3400. Një rritje e këtillë është për shkak të pandemisë, ku shumë qytetarë të Tetovës dhe jo vetëm, kanë humbur vendet e tyre të punës, prandaj edhe është rritur numri i atyre që marrin ndihmë sociale. Po ashtu, është rritur numri edhe tek ata persona që marrin ndihmë për përkujdesje të personit tjetër.
Nëse në vitin 2020 kishte 3693 persona që marrin këtë lloj ndihme, në vitin 2021 ky numër në Tetovë është 4597 persona. Për një vit, ky numër është rritur për 904 persona. Ulje të numrit të atyre që marrin ndihmë nga shteti është shënuar vetëm tek ata që marrin shtesa fëmijërore për fëmijën e tretë dhe të katërt. “Nëse në vitin 2020 kishte 3300 raste që merrnin ndihmë, në vitin 2021 kishte 3050 familje që marrin shtesën fëmijërore”, thotë drejtori i Qendrës ndërkomunale për Punë Sociale në Tetovë, Darko Obadiq.
Ndërkaq, një rritje të lehtë haset edhe tek familjet që marrin ndihmë speciale. Në vitin 2020, sipas të dhënave zyrtare – 513 familje tetovare kanë marrë ndihmë speciale, kurse në vitin 2021 518. Tek ndihma për pengesa në zhvillim në vitin 2020 kanë marrë 611 persona, kurse në vitin 2021 është ulur numri për tre, pra 608 persona kanë marrë këtë mbështetje financiare nga shteti, njoftojnë nga Qendra ndërkomunale për Punë Sociale në Tetovë. (koha.mk)
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Rohde ndjek me vëmendje zgjedhjet e Gjermanisë: Natë e gjatë e intensive sonte

Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Nënshkruhen dy marrëveshje Shqipëri-Emiratet e Bashkuara

Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

OSBE reagon pas mbylljes së Qendrave serbe në veri: Dëmton çasjen në shërbime për komunitetet jo shumicë

Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë