LAJMI I FUNDIT:

Rriten rastet me coronavirus, rikthehen maskat në Los Angeles të SHBA-së

Rriten rastet me coronavirus, rikthehen maskat në Los Angeles të SHBA-së

Maskat po kthehen në Los Angeles, ku punonjësit shëndetësorë po luftojnë me një rritje alarmante të numrit të pacientëve me një variant shumë ngjitës të Deltas së coronavirusit.

Los Angeles, shtëpia e 10 milionë njerëzve, qyteti i dytë më i madh në shtet, është një nga disa qarqet në të cilat autoritetet kohët e fundit kanë rekomanduar ose urdhëruar mbajtjen e maskave dhe masa të tjera kundër pandemisë.

Departamenti i Shëndetit Publik të Qarkut në Los Angeles ka kërkuar që maska të mbahen në hapësira publike të mbyllura dhe biznese, pavarësisht nëse qytetarët janë vaksinuar apo jo, raporton cnn.


Njoftimi erdhi pas gjashtë ditësh në të cilat më shumë se 1.000 raste të reja të COVID-19 u raportuan në Los Angeles County, dhe që nga e mërkura, gati 400 njerëz janë shtruar në spital me coronavirus, 275 më shumë se një javë më parë. Të mërkurën, nëntë vdekje të reja u regjistruan si rezultat i virusit.

Më shumë se 1,500 raste të reja të infeksionit u bënë të enjten, kështu që rrethi u bë një vend i transmetimit “të rëndësishëm” të infeksionit.

Shtete të tjera në Shtetet e Bashkuara po luftojnë gjithashtu me një rritje të numrit të njerëzve të infektuar me coronavirusin e ndryshuar të njohur si delta. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trump pauzoi ndihmën ushtarake amerikane për Ukrainën, reagon Kremlini

Trump pauzoi ndihmën ushtarake amerikane për Ukrainën, reagon Kremlini

Evropa
Deputeti ukrainas: Vendimi për pauzimin e ndihmës nga SHBA është katastrofik - mijëra do të vdesin

Deputeti ukrainas: Vendimi për pauzimin e ndihmës nga SHBA është katastrofik - mijëra do të vdesin

Evropa
Ursula von der Leyen zbulon planin me pesë pika të 'riarmatimit të Evropës'

Ursula von der Leyen zbulon planin me pesë pika të 'riarmatimit të Evropës'

Evropa
Shtëpia e Bardhë kërkon një plan për lehtësimin e mundshëm të sanksioneve ndaj Rusisë

Shtëpia e Bardhë kërkon një plan për lehtësimin e mundshëm të sanksioneve ndaj Rusisë

Amerika
Donald Trump pauzon ndihmën ushtarake amerikane për Ukrainën

Donald Trump pauzon ndihmën ushtarake amerikane për Ukrainën

Evropa

"Çizmet në tokë dhe aeroplanët në ajër" - plani katër pikësh i Britanisë së Madhe për të garantuar paqen në Ukrainë

Botë
Kalo në kategori