Rrëzohet një shtyllë elektrike në Rezallë të Skenderajt, bllokohet një veturë

Banorët e fshatit Rezallë të Skenderajt, tash e një kohë kanë probleme me energjinë elektrike.
Lexuesit e Telegrafit nga kjo anë, kanë dërguar disa pamje ku shihet se një shtyllë elektrike tashmë është rrëzuar dhe ka bllokuar një veturë.
Si pasojë e rrëzimit të kësaj shtylle elektrike, kabllot kanë mbetur në rrugë duke rrezikuar kështu edhe kalimtarët.
Probleme me furnizimin me rrymë, kanë edhe disa fshatra tjerë të Komunës së Skenderajt. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
27/01/2021
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals























































