Site icon Telegrafi

Rrëzohet një lis në lagjen Dardania të Prishtinës, dëmtohen disa vetura

Një lis i madh është rrëzuar të mërkurën mbrëma në lagjen Dardania të Prishtinës, përkatësisht në rrugën “Ilaz Kodra”.

Sipas fotografive të shpërndara në rrjetet sociale, lisi i rrëzuar ka dëmtuar katër vetura të parkuara pranë tij.

Raportohet se janë shkaktuar dëme materiale tek veturat. Ndërkaq, nuk raportohet për persona të lënduar.

Përveç dëmtimit të veturave, rënia e drurit ka bllokuar hyrjen për në parkingun e ndërtesave përreth, duke penguar lëvizjen e banorëve dhe automjeteve.

Banorët kanë njoftuar menjëherë policinë dhe ekipet emergjente për situatën.

Duhet kujtuar se si pasojë e erërave të forta, edhe në të kaluarën raste të rrëzimit të lisave në kryeqytet.

Komuna kishte ndërmarrë veprime për t’i prerë lisat që konsiderohen të vjetër (paqëndrueshëm)./Telegrafi/

Exit mobile version