Pas vakteve të bollshme që përgatisni gjatë javës, pastrimi i furrës mund të mos jetë gjëja e parë që ju vjen ndërmend të bëni pasi keni përfunduar me gatimin.
Megjithatë ka disa arsye jo pak të rëndësishme pse duhet ta pastroni, ose ka shanse të përjetoni ngjarje jo të këndshme në kuzhinën tuaj.
Ja disa prej tyre:
Rrezik zjarri
Ky është rreziku më i madh një furre të ndotur. Vaji është lëndë djegëse, kështu që nëse keni derdhur vaj në furrë, ai mund të shërbejë si lëndë djegëse që mund të shkaktojë zjarr. Në fakt, gatimi është shkaku kryesor i zjarreve dhe i dëmtimeve nga zjarri në shtëpi. Megjithatë krahasuar me pajisjet e tjera të gatimit në shtëpi, furrat kanë shkallën më të ulët të rrezikut.
Kuzhina mund të jetë nën tym
Ndërsa yndyra grumbullohet në furrë, ajo krijon një mjedis me tym. Për sa i përket shëndetit nuk është mirë të thithësh tym, kështu që nëse furra zë tym kur nxehet është koha për ta pastruar atë.
Ushqimi mund të mos ketë shije të mirë
Nëse shija e vakteve tuaja nuk është si më parë, fajin mund ta ketë një furrë e papastër. Tymi nga yndyrat e mbetura mund t’i japë produkteve tuaja një shije të pakëndshme, shkruan AgroWeb.
Mënyra më e mirë për të pastruar furrën tuaj
Ciklet vetë-pastruese të furrës funksionojnë duke e ngrohur furrën në temperatura shumë më të larta se zakonisht, gjë që redukton çdo ushqim të djegur dhe yndyrë në hi. Pasi të ketë përfunduar cikli dhe furra të jetë ftohur, thjesht mund ta fshini hirin me një leckë të lagur. Përpara se të përdorni funksionin e vetëpastrimit, lexoni manualin e furrës sepse mund të ketë hapa që duhet të ndërmerrni për t’u siguruar që procesi të jetë i sigurt.
Sa shpesh duhet ta pastroni furrën?
Së pari, nëse është derdhur diçka, pastrojeni sapo furra të jetë ftohur. Për të parandaluar ndotjen ju mund të vendosni ndonjë enë poshtë enëve të pjekjes për të kapur ndonjë rrjedhje të mundshme.
Sa i përket asaj se sa shpesh duhet ta pastroni furrën tuaj kjo varet nga sa e përdorni. Nëse e përdorni shpesh mund të jetë e përshtatshme ta pastroni atë çdo muaj. Megjithatë rregulli i përgjithshëm për shumicën e njerëzve është pastrimi i furrës tuaj të paktën një herë në tre muaj.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Si i ngrohin shtëpitë njerëzit që jetojnë në vendin më të ftohtë në botë, fatura e ngrohjes vetëm 8 dollarë

Rregullat e Bontonit të cilat të gjithë njerëzit duhet t’i dinë

Radiatorët nuk ngrohin sa duhet por përsëri keni fatura të larta? Ky është gabimi që po bëni

Si të lani një batanije siç duhet dhe ta mbani të butë? Ky është truku

Qentë e nuhasin gënjeshtarin
Njeriu më i zgjuar në botë: Kështu jeton Christopher Langan i cili është personi më inteligjent në planet

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Detaje të reja nga KQZ: Vetëm në tri komuna kanë mbetur votat pa u numëruar

Kandidatja për deputete nga Lista për Familje: E votova veten por nuk më figuron, ka manipulime

Flick emëron një klub që mund ta pengojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

“Kamera në hotele për t’i shantazhuar politikanët”, gazetari Panduri tregon detaje se çka zbuloi AKI-ja për spiunët e BIA-s serbe

Limaj, vetë i treti do t'i bashkëngjitej koalicionit qeverisës