Qytetarët në Prishtinë vazhdojnë të jenë të rrezikuar nga numri i madh i qenve endacakë.
Një sulmi të mundshëm nga dhjetëra qenë i ka shpëtuar edhe një fëmijë në lagjen Dardania në kryeqytet.
Në një video shihet se ky fëmijë ka hipur mbi një veturë që ishte e parkuar, nga frika se do të sulmohej nga qentë që e kishin rrethuar.
Kujtojmë se Komuna e Prishtinës kishte marrë një vendim për subvencionimi me nga 50 euro të gjithë ata qytetarë që shprehin gatishmërinë që të adoptojnë qentë endacak.
Ndryshe, kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka thënë se janë ndarë mbi një milion euro për trajtimin e qeneve endacak. /Telegrafi/