Lugina më e thatë dhe e nxehtë amerikane, është bërë me një liqe të gjatë afro 17 kilometra, pas rreshjeve të vazhdueshme të shiut.
Moti me shi që e ka përfshirë Kaliforninë e Shteteve të Bashkuara, mbushi me ujë edhe një pjesë të Death Valley, transmeton Telegrafi.
Shumë vizitorë kanë shkuar të shohin pamjen e pazakontë, që e ka ndryshuar këtë zonë famkeqe në të cilën nuk mund të mbijetohet shkaku i kushteve jo normale.
Liqeni ende nuk ka emër, ndërsa nuk dihet se sa i thellë është uji apo sa do të qëndrojë në atë zonë, ku zakonisht nuk bie shi. /Telegrafi/