LAJMI I FUNDIT:

Rrahje mes tetë personave në Fushë Kosovë, njëri pëson lëndime të rënda trupore

Rrahje mes tetë personave në Fushë Kosovë, njëri pëson lëndime të rënda trupore
Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se në Fushë Kosovë ka ndodhur një rrahje në mes tetë personave ku një person ka pësuar lëndime të rënda trupore.

“Është raportuar se pas një mosmarrëveshje të mëhershme kanë ardhur deri te përleshja fizike në mes të tetë personave ku si pasoj lëndime të rënda trupore ka pësuar viktima mashkull kosovar i cili ka pranuar trajtim mjekësor.

Palët janë shoqëruar në polici dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit shtatë prej tyre meshkuj kosovarë si të dyshuar janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë. /Telegrafi/