Site icon Telegrafi

Rrahje masive te rrethi i Flamurit në Prishtinë – dy të lënduar dhe dy të arrestuar

Një rrahje masive ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Prishtinë, konkretisht tek rrethi i Flamurit.

Në media është raportuar se shkak i kësaj rrahje dyshohet të jetë bllokimi i komunikacionit.

Policia ka bërë të ditur për Telegrafin se si pasojë e kësaj rrahje dy persona kanë pësuar lëndime.

“Sot rreth orës 09:30 është pranuar informata për një rrahje te rrethi i Flamurit në Prishtinë.  Me të marrë informatën policia, ka dalë në vendin e ngjarjes nga ku jemi njoftuar se si pasojë e rrahjes dy persona janë lënduar dhe të njëjtit menjëherë kanë pranuar trajtimin e nevojshëm mjekësor”, ka thënë zëdhënësja e policisë Flora Ahmeti.

Ahmeti ka bërë të ditur se lidhur me këtë rast policia ka shoqëruar në stacion policor dy persona (njëri prej të lënduarve) , të cilët ishin të përfshirë në rast.

Aktualisht policia po  vazhdon punën për zbardhjen e rrethanave dhe motiveve që karakterizojnë ngjarjen. /Telegrafi/

Exit mobile version