Site icon Telegrafi

Rozana Radit aksidentalisht i zbulohet gjoksi në Big Brother VIP Albania

Një moment i papritur me Rozana Radin në shtëpinë e Big Brother VIP Albania ka bërë xhiron e rrjetit, duke u kthyer në një nga temat më të komentuara në TikTok dhe rrjete sociale.

Teksa ndodhej në dhomën e gjumit e veshur me një robdeshamber, këngëtarja dhe moderatorja pësoi një incident të sikletshëm.

Në një moment të pakujdesshëm, robdeshamberi iu hap aksidentalisht, duke i zbuluar gjoksin para kamerave.

Ky episod nuk ka kaluar pa u vënë re nga ndjekësit e reality show-t, të cilët menjëherë e kanë shpërndarë në platforma të ndryshme sociale.

Foto: TikTok

Klipet nga ky moment janë bërë virale në TikTok, ku përdoruesit kanë reaguar me komente të ndryshme, nga ato humoristike deri tek ato që e konsiderojnë një moment të sikletshëm për artisten.

Pavarësisht incidentit, Rozana e ka kaluar situatën me sportivitet, duke vazhduar qëndrimin e saj në BBVA pa ndonjë reagim të madh. Megjithatë, ky moment vazhdon të jetë një nga më të komentuarit në rrjet gjatë këtyre orëve. /Telegrafi/

Exit mobile version