Ronaldo zbulon më në fund se kur do të pensionohet nga futbolli

Cristiano Ronaldo ka zbuluar se do të tërhiqet nga futbolli pas një ose dy vitesh, por gjithashtu theksoi se Kupa e Botës e vitit të ardhshëm do të jetë gara e fundit e karrierës së tij.
Duke folur në një forum turizmi në Riad, Ronaldo tha se po e shijonte momentin.
“Siç e dini, në futboll, kur arrin një moshë të caktuar, muajt llogariten shumë shpejt”, ka thënë fillimisht Ronaldo.
“Ndihem shumë mirë për momentin. Po shënoj gola, ende ndihem i shpejtë dhe i mprehtë. Po e shijoj lojën time me ekipin kombëtar. Ajo që dua të them me 'së shpejti' është ndoshta një ose dy vjet”.
Cristiano Ronaldo all but confirmed the 2026 World Cup will be his last 🥹🏆
When asked if it will be his last World Cup Ronaldo responded: "Sure, it's true because I'll be 41-years-old. I think in this great competition, I don't know... As I said, I'm enjoying this moment."… pic.twitter.com/O6R7YAz9PM
— OneFootball (@OneFootball) November 11, 2025
Kur u pyet nëse Kupa e Botës 2026 do të ishte e fundit për të, fituesi pesë herë i Topit të Artë u përgjigj pozitivisht.
“Po, patjetër. Do të jem 41 vjeç dhe mendoj se do të jetë momenti i duhur”, përfundoi portugezi.
Ju kujtojmë se Ronaldo ka shënuar 953 gola në karrierën e tij të jashtëzakonshme, ndërsa synimi është ta arrij numrin jubilar prej 1000 golave. /Telegrafi/


















































