LAJMI I FUNDIT:

Ronaldo: Njerëzit duan që unë të dështoj te Juve, më pëlqen kur tifozët e Realit më thonë të kthehem

Ronaldo: Njerëzit duan që unë të dështoj te Juve, më pëlqen kur tifozët e Realit më thonë të kthehem

Cristiano Ronaldo pretendon se njerëzit duan që ai të dështojë në Juventus dhe ‘i pëlqen’ teksa dëgjon tifozët e Real Madridit duke i kërkuar atij të kthehet.

Kalimi i Ronaldos te Juventusi Juve verën e kaluar u përshkua nga një dëmtim në marrëdhëniet e tij me Real Madridin, pasi ata nuk arritën ta mbështesin atë me problemet e tij tatimore.

Megjithatë, ylli portugez ka thënë se ndihet mirë që tifozët e Real Madridi e vazhdojnë ta duan, ndërsa shtoi se njerëzit duan që ai të dështoj te Juventusi.


Guti: Messi më i talentuar, Ronaldo më ambicioz
Lexo po ashtu Guti: Messi më i talentuar, Ronaldo më ambicioz

“Të gjithë më trajtuan mirë në Spanjë. Pavarësisht nga problemet e mia tatimore, të cilat unë nuk mund t’i fsheh apo harroj, vazhdoj ta mbaj kokën ti lartë dhe jeta ime është një libër i hapur”, ka thënë fillimisht Ronaldo për El Pais.

Ronaldo ka fituar shumë me fanellën e Real Madridit

“Tifozët në Madrid më duan. Ata e dinë se unë i dhashë shumë Realit dhe kur më takojnë në rrugë, ata më thonë: ‘Kthehuni Cris, kjo do të jetë gjithmonë shtëpia juaj’. Më pëlqen t’i dëgjojë”.

Ronaldo vazhdoi me trofe edhe te Juventusi (Foto: Claudio Villa/Getty Images for Lega Serie A/Guliver)

“Kritikët më shohin si një person që kurrë nuk mund të ketë probleme ose shqetësime. Njerëzit mendojnë se nuk mund të keni probleme kur keni para”.

Ronaldo: Jam përshtatur në mënyrë të përkryer te Juve, dua të bëhem trajner në të ardhmen
Lexo po ashtu Ronaldo: Jam përshtatur në mënyrë të përkryer te Juve, dua të bëhem trajner në të ardhmen

“Si mund të jetë i trishtuar Cristiano nëse i ka të gjithë ato miliona? E di që njerëzit mezi presin që të humbasë një penalti ose të dështoj në një ndeshje vendimtare”.

“Por, kjo është pjesë e jetës dhe unë duhet të mbetem i përgatitur, siç kam qenë për shumë vite”, përfundoi portugezi. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Guardiola rikthehet për yllin e Real Madridit: Man City i gatshëm për ofertë 150 milionëshe

Guardiola rikthehet për yllin e Real Madridit: Man City i gatshëm për ofertë 150 milionëshe

Premier League
Gareth Bale parashikon fituesin e Topit të Artë të vitit 2025 - përjashton Salahun

Gareth Bale parashikon fituesin e Topit të Artë të vitit 2025 - përjashton Salahun

Ndërkombëtare
Benzema shpërfilli Ronaldon dhe Messin kur emëroi 'lojtarin më të mirë në histori'

Benzema shpërfilli Ronaldon dhe Messin kur emëroi 'lojtarin më të mirë në histori'

Ndërkombëtare
Bayerni po përgatitë ofertë 50 milionëshe për yllin e Real Madridit

Bayerni po përgatitë ofertë 50 milionëshe për yllin e Real Madridit

Bundesliga
Përditësohen shanset e garuesve për Topin e Artëv - Salah është favorit absolut

Përditësohen shanset e garuesve për Topin e Artëv - Salah është favorit absolut

Ndërkombëtare
Çdo lojtar që do të kishte fituar Topin e Artë nëse Messi dhe Ronaldo nuk do të ekzistonin kurrë

Çdo lojtar që do të kishte fituar Topin e Artë nëse Messi dhe Ronaldo nuk do të ekzistonin kurrë

Ndërkombëtare
Kalo në kategori