Ronaldo në lidhje me Kim Kardashian?

Sipas revistës The Sun, ylli i i shout “Keeping Up With The Kardashians” ka zgjedhur të dalë me Ronaldon edhe pse supozohej se ajo përziente me mbrojtësin e Manchester Cityt, Wayne Bridge.
Thuhet se Kardashian dhe Ronaldo janë parë duke u puthur në një restorant pasi ajo më herët kishte parë atë duke luajtur në Spanjë, para se ta përcjellë veturën e tij Audi RS6 drejt shtëpisë së tij.
“Ajo dhe Ronaldo ishin duke u puthur dhe ishin shumë të joshur nga njëri-tjetri. Ata dukeshin se po kalonin vërtet mirë, qeshnin gjithë kohën”, ka thënë burimi.
Kardashian raportohet se ka qëndruar në shtëpinë e Ronaldos për katër orë, ndërsa ditën e ardhshme është drejtuar për në aeroport për t’u kthyer në SHBA. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
16/04/2010
Top Lajme
BBVK
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals






























































