LAJMI I FUNDIT:

Ronaldo: Jam i motivuar sikurse në vitin 2004, nuk premtojmë trofe – por luajmë fortë në çdo ndeshje

Ronaldo: Jam i motivuar sikurse në vitin 2004, nuk premtojmë trofe – por luajmë fortë në çdo ndeshje

Cristiano Ronaldo që mbetet ende ylli kryesor te Portugalia, kampioni në fuqi, ka folur në prag të Kampionatit Evropian.

Ai thekson se është i motivuar sikurse në vitin 2004, kur luajti për herë të parë në një Kampionat Evropian.

“Pritshmëritë janë të mëdha, ne kemi fituar dy tituj shumë të rëndësishëm në vitet e fundit dhe kjo sjell përgjegjësi. Ne gjithmonë luajmë për të fituar”.


“Nuk ia vlen të premtosh fitimin e trofeut apo të bëjmë parashikime. Ajo që mund të premtoj është se ne do të luajmë çdo ndeshje për ta fituar”, ka thënë Ronaldo.

Kampionët në fuqi do të ballafaqohen në grup dy kundërshtarë të kalibrit më të lartë, siç janë Gjermania dhe Franca.

“I respektojmë të gjitha ekipet kombëtare. Jemi në fazën finale të një Kampionati Evropian, nuk ka ndeshje të lehta. E pres këtë Evropian si të ishte i pari për mua”.

“Ndihem po aq ose më i motivuar se në vitin 2004, ne jemi kampionë në fuqi dhe përsëri jemi ndër kandidatët për suksesin përfundimtar”, deklaroi portugezi. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Jim Ratcliffe zbulon emrin e trajnerit të cilin nuk do ta kishte punësuar kurrë tek Man United

Jim Ratcliffe zbulon emrin e trajnerit të cilin nuk do ta kishte punësuar kurrë tek Man United

Premier League
Messi nuk kishte asnjë dyshim kur përmendi idhullin e tij të futbollit, nuk është Maradona

Messi nuk kishte asnjë dyshim kur përmendi idhullin e tij të futbollit, nuk është Maradona

Ndërkombëtare
Liverpooli po përgatit një ofertë rekorde për transferimin e top sulmuesit argjentinas

Liverpooli po përgatit një ofertë rekorde për transferimin e top sulmuesit argjentinas

Premier League
Hansi Flick flet për penalltinë e anuluar të Julian Alvarez kundër Real Madridit

Hansi Flick flet për penalltinë e anuluar të Julian Alvarez kundër Real Madridit

La Liga
Guardiola flet për eliminimin e Liverpoolit nga Liga e Kampionëve

Guardiola flet për eliminimin e Liverpoolit nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Man City po synon transferimin e yllit të Serie A si zëvendësues të Ederson

Man City po synon transferimin e yllit të Serie A si zëvendësues të Ederson

Premier League
Kalo në kategori