Ronaldo braziliani: Salah i jashtëzakonshëm, më ngjan me Messin

Ish-sulmuesi i Real Madridit, Ronaldo, ka thënë se Mohamed Salah është i jashtëzakonshëm duke e krahasuar yllin e Liverpoolit me Lionel Messi.
Salah ka shënuar 44 gola këtë sezon që është më i miri në karrierën e tij.
Egjiptiani është në formë shumë të mirë, para ndeshjes që Liverpooli ë zhvillon ndaj Real Madridit.
Ish futbollisti i madh brazilian, Ronaldo, ka folur për Salah, ku e ka krahasuar me yllin e Barcelonës, Messi.
"Salah, e dashuroj. Ai është i jashtëzakonshëm si lojtar me kualitet të mëdha”.
"Ai përngjan me Messin. E kam lexuar ku ka thënë që jam inspirim për të dhe kjo më ka emocionuar”, ka thënë Ronaldo.
Pavarësisht nga performanca e Salahut, Madridi është favoriti për finalen e Ligës së Kampionëve.
Ronaldo beson se klubi i tij i mëparshëm do të fitojë ndaj Liverpoolit. /Telegrafi/

















































