Me rezultat prej 3-1, Roma e ka fituar ndeshjen e javës së 29-të në Serie A kundër Sassuolos.
Në sfidën e zhvilluar në Stadio Olimpico, të parët në epërsi kaluan mysafirët. Gregoire Defrel pranoi një top nga Berardi dhe realizoi (9’).
Mirëpo, nuk zgjati shumë dhe erdhi goli i barazimit. Leandro Paredes pranoi një top nga Salah dhe shënoi një gol të bukur (16’).
Në minutat shtesë të pjesës së parë (45’+3), Mohamed Salah shënoi golin e përmbysjes nga një top i kthyer pas goditjes së El Shaarawy.
Rezultatin përfundimtar e vendosi Edin Dzeko (68’), asistimi ishte i Strootman.
Kjo fitore e mban Romën në vend të dytë në tabelë me 65 pikë, dy më shumë se Napoli që është në vend të tretë. Lideri Juventus prin me 73 pikë.
Në xhiron e ardhshme, Giallorossët luajnë kundër Empolit, ndërsa Sassuolo pret Lazion. /Telegrafi/