Site icon Telegrafi

Roma përgatitet t’i zyrtarizojë dy transferime, ndërsa Mourinho shënjestron Zaha e Tielemans

(Foto: Getty Images)

Roma thuhet se ka arritur marrëveshje me Houssem Aouar dhe Evan Ndicka, të cilët planifikon t’i transferojë në javët në vijim.

Giallorossët veçmë i kanë nisur përgatitjet për sezonin 2023/2024 duke siguruar shërbimet e mesfushorit të Lyonit, derisa edhe mbrojtësi i Eintracht Frankfurtit është shumë pranë finalizimit të marrëveshjes.

Ndërkohë, Jose Mourinho është në kërkim të futbollistëve tjerë të rëndësishëm, të cilëve u skadojnë kontratat këtë muaj.

Lexo po ashtu Roma ka marrëveshje totale me Aouar

Sipas La Gazzetta dello Sport, strategu portugez është i interesuar për shërbimet e sulmuesit të Crystal Palace, Wilfried Zaha, në mënyrë që ta zëvendësojë të lënduarin Tammy Abraham.

Në anën tjetër, Il Corriere dello Sport bën të ditur se Youri Tielemans dëshiron të largohet nga Leicester City pas rënies nga Liga Premier dhe mesfushori belg është shënjestër serioze e Romës. /Telegrafi/

Exit mobile version