Roma ka marrë rezultat pozitiv në udhëtim te Porto në kuadër të ndeshjes së parë të play-off-it në Ligën e Evropës, pasi barazuan 1-1.
Giallorossët e nisën shumë mirë ndeshjen, duke tregua lojë të bukur, por edhe që kishin katër kartonë të verdhë vetëm në 45 minutat e parë.
Kur po përfundonte pjesa e parë, Roma kaloi në epërsi me anë të Zaki Celik, që realizoi në minutën e 45+5-të.
Por, mysafirët nuk arritën të ruanin këtë epërsi minimale, duke pësuar golin e barazimit.
Ishte Moura, ai që realizoi për Porton, kur bëri një goditje precize në minutën e 67-të.
Për më shumë, Bryan Cirstante u përjashtua nga ndeshja në minutën e 73-të, duke lënë Romën me dhjetë lojtarë në fushë, por që ia dolën të mbahen.
Ky rezultat flet në favor të Romës, pasi javën e ardhshme presin Porton në Oimpico, duke shpresuar që të kalojnë në fazën e eliminimit direkt pa shumë probleme. /Telegrafi/