Real Madridi ka goditur në këtë afat kalimtar, ku ka afruan shumë yje në skuadër.
Rodrygo Goes ishte i fundit që u prezantua të martën, pas disa ditësh që u prezantuan Luka Jovic dhe Eden Hazard.
Aktualisht Zidane ka 11 sulmues: Karim Benzema, Gareth Bale, Marco Asensio, Mariano Diaz, Vinicius Junior, Brahim Diaz dhe Lucas Vazquez, duke ia shtuar edhe tri blerjet e reja dhe Borja Mayoralin, që kthehet nga huazimi.
Sezoni i shkuar e pa Real Madridin që kishte probleme të mëdha me sulmin, me Karim Benzeman që ishte më i miri me 30 gola.
Bale dhe Asensio dështuan ta mbushnin boshllëkun që e la Cristiano Ronaldo.
Tani Zidanes i mbetet që të zgjedh më të mirët, për t’i liruar disa prej tyre. /Telegrafi/