Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli në një intervistë ekskluzive me DW, thotë se Kosova ka nevojë për ndihmën e Gjermanisë për të realizuar qëllimin e saj për dekarbonizim deri në vitin 2050.
E pyetur se cili është përfitimi ekonomik që mund të ketë Kosova nga dialogu, pra, nga normalizimi sa më i shpejtë i marrëdhënieve me Serbinë, ajo tha se sigurisht që ka aspekte që mund ta lehtësojnë jetën, por dialogu me Serbinë nuk është në top-listën e problemeve tona, ose më saktë zgjidhjeve tona.
Deutsche Welle: Zonja ministre, ju morët pjesë këtë javë në Dialogun për Energjinë në Berlin. Ishte hera e parë që ju merrnit pjesë dhe menjëherë morët edhe një lëvdatë personale nga ministrja Baerbock. E prisnit?
Artane Rizvanolli: Ishte befasi, në fakt. Kosova ishte i vetmi shtet, të cilin ajo e përmendi në mënyrë të posaçme: Investimin në Kosovë, që ishte investimi më i madh nga paslufta në sektorin e energjisë, nga një konsorcium gjermano-izraelito kosovar, mirëseardhjen që më është shprehur mua si ministre e Kosovës dhe thirrjen që e bëri për ekspertët dhe investitorët që ishin aty në sallë nga mbi 50 vende të botës që të ndihmonin Kosovën në tranzicionin e saj energjetik dhe në fushën e sigurisë. Ishte me të vërtetë kënaqësi dhe nder, që Kosova ishte në fokus kryesor, të themi, në fjalimin e ministres Baerbock.
Deutsche Welle: Bota aktualisht po përballet me një krizë energjetike. Sa e prekur është Kosova prej saj dhe sa e përgatitur për ta përballuar?
Ne kemi një fat në fatkeqësi, që nuk e përdorim gazin. Nga ana tjetër, si shtet përballemi me këtë krizë të paprecedentë në një kohë, kur për 40 vite nuk kemi pasur investime serioze në sektorin e energjisë. Për sigurinë tone të furnizimit ne duhet të bazohemi në termocentrale 40 dhe 60 vite të vjetra, të cilat sigurisht në çdo moment mund të kenë prishje të paparashikuara, të cilat na kushtojnë shumë.
Dhe kjo nuk është një gjë që mund të rregullohet brenda natës. Mirëpo ajo çfarë është me rëndësi është që ne e kemi një vizion të qartë për atë ku do të shkojmë. Për herë të parë strategjia jonë e energjisë synon dekarbonizimin deri në vitin 2050, në linjë me agjendën e gjelbër evropiane dhe për herë të parë ne marrim parasysh edhe ndikimin e taksës së karbonit në implikimin në tregun evropian dhe implikimet që ai do t’i ketë për sektorin energjetik të Kosovës. Synojmë të jemi ambiciozë, përsa i përket burimeve të ripërtërishme të energjisë, fushë për të cilën edhe shteti gjerman ka shumë interesim të na ndihmojë.
Deutsche Welle: Çfarë ndihme prisni ju nga shteti gjerman?
Rizvanolli: Ne kemi nevojë si për investime, si për ekspertizë dhe kjo ishte edhe ajo që ministrja Baerbock e shprehu në fjalimin e saj hyrës. Gjithashtu në fushën e energjisë kemi nevojë për përkrahje teknike dhe përkrahje financiare. Gjermania ka qenë kyç në tranzicionin energjetik. Projektet kryesore që i kemi, duke filluar më herët në Parkun Selac, të cilën zonja Baerbock bashkë me kryeministrin Kurti inauguruan para një muaji, kemi projektin e sapofilluar me qeverinë gjermane dhe bankën gjermane KFW për ngrohje qendrore solare në qytetin e Prishtinës, i cili do të bëjë gjenerimin e energjisë për ngrohje nga energjia solare, mirëpo edhe zgjerimin e rrjetit, duke pasur kështu 12 mijë familje përfituese nga ky projekt. Gjithashtu po afër lokacionit të këtij projekti, në tokën që është në pronësi të KEK-ut, do të ndërtohet parku i parë solar në Kosovë. Kështu, që brenda dy ose tri-katër vitesh, ne do të kemi projektet e para në pronësi publike nga burime të ripërtërishme të energjisë. Dhe besoj që do të arrijmë ta plotësojmë dëshirën e zonjës Baerbock, që në vizitën e saj të ardhshme të inaugurojmë një investim të përbashkët kosovaro-gjerman.
Deutsche Welle: Cili është përfitimi ekonomik që mund të ketë Kosova nga dialogu, pra, nga normalizimi sa më i shpejtë i marrëdhënieve me Serbinë.
Rizvanolli: Sigurisht që ka aspekte që mund ta lehtësojnë jetën tonë, por dialogu me Serbinë nuk është në top-listën e problemeve tona, ose më saktë zgjidhjeve tona. Sigurisht që kemi problemin e energjisë në veri, të cilin e kemi tash e 23 vjet, e për të cilin jemi duke punuar. Presim rezultatet e dialogut në këtë aspekt. Ne si shtet i Kosovës kemi bërë maksimumin. Shfrytëzoj rastin të falënderoj edhe Rregullatorin e Energjisë si edhe disa ekspertë nga Kosova dhe diaspora, të cilët i kemi konsultuar gjatë këtyre negociatave, të cilët kanë qenë shumë këmbëngulës në ruajtjen e interesit të shtetit të Kosovës në mënyrë shumë konstruktive, gjë që është njohur edhe nga ana e BE-së dhe tani presim të shohim edhe sesi do të zhvillohet më tej.
Deutsche Welle: Në panelin ku morët pjesë ju në Dialogun për transformimin energjetik, ju folët për politikat gjinore. Cila është lidhja mes politikës feministeapo gjinore (gender) dhe ekonomisë energjetike?
Rizvanolli: Në fakt është një temë e re në të cilën, jo vetëm ne, si Kosovë, por edhe shtetet e tjera në mbarë globin kanë filluar të vetëdijesohen kohët e fundit. Për shembull, një aspekt, është që grate janë konsumatorët kryesore të energjisë dhe disproporcionalisht e mbajnë barrën e punëve të shtëpisë. Dhe ato marrin shumë vendime në mënyrën e konsumit të energjisë. Por janë të nën përfaqësuara në sektorin e energjisë. Në Kosovë kemi përfaqësim të grave sa gjysma e mesatares globale. Dhe kjo është diçka, të cilën synojmë ta ndryshojmë dhe me të cilën po merremi vitet e fundit.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Elen Energy fiton projektin e ri solar SVB 3MW në Istog, Kosovë – Një hap drejt së ardhmes së qëndrueshme

Eurokoha zbulon sekretin si t’i kaloni pushimet e ëndrrave në Turqi me 40% zbritje

Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Nga kërkimi në sukses - Telegrafi Jobs!

Reagon Murati: Mbi 23 mijë lëndë përmbarimore kundër komunave në vlerë 35.8 milionë euro

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Zbulohet identiteti i gruas së dytë të Feros - ka një ngjashmëri të madhe me Arbenitën

Videoja e cila po shpërndahet me të madhe, Egli Tako pranon se po merr antidepresantë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 4

Real Madridi po përgatit një ofertë të madhe për transferimin e yllit të PSG-së

E dashura e re e yllit të Real Madridit, dikur pjesë e faqeve 'online' për eskorta? Jude Bellingham në qendër të vëmendjes për lidhjen e tij të re

Guardiola rikthehet për yllin e Real Madridit: Man City i gatshëm për ofertë 150 milionëshe