Site icon Telegrafi

Rinumërimi në Vushtrri, Xhafer Tahirit i hiqen 88 vota – pëson edhe vetë Rrezarta Krasniqi që ishte ankuar

Pas urdhrit të Prokurorisë Themelore në Mitrovicë për rinumërimin e votave të LDK-së në Vushtrri, rezultatet e reja kanë sjellë ndryshime për disa kandidatë të kësaj partie.

Sipas dokumenteve të siguruara nga Telegrafi, rinumërimi ka ndikuar në rezultatin e 92 kandidatëve, ndërsa më së shumti vota u hoqën nga Xhafer Tahiri, i cili humbi 88 vota, dhe Bashkim Gashi, i cili humbi 55 vota.

Ironikisht, vetë Rrezarta Krasniqi, e cila kishte bërë ankesën për manipulime, humbi një votë pas rinumërimit.

Ndërkohë, kreut të LDK-së, Lumir Abdixhiku, iu hoqën 26 vota të cilat kishin rezultuar tepër.

Lexo po ashtu I doli veç një votë më shumë pas rinumërimit, ish-deputetja i përgjigjet nënkryetarit të LDK-së në Vushtrri

Nga ky proces, më së shumti përfituan Lulzim Zhegrova dhe Donjeta Dragusha, të cilëve iu shtuan 63 dhe 65 vota përkatësisht.

Përveç këtyre kandidatëve, rinumërimi ndikoi edhe te shumë të tjerë, por ndryshimet në vota për 92 kandidatë ishin kryesisht të vogla dhe nuk kalonin 20 vota diferencë./Telegrafi/

Exit mobile version