Bordi i Radio Televizionit Publik të Kosovës të martën ka miratuar rekomandimin e drejtorit të përgjithshëm të RTK-së, për emërimin e Rilind Gërvalla në pozitën e drejtorit të TV publik
Sipas një komunikate për media bëhet e ditur se me tetë vota për dhe asnjë kundër është miratuar ky rekomandim.
“Bordi i RTK-së me tetë vota për dhe asnjë kundër, ka miratuar rekomandimin e drejtorit të përgjithshëm të RTK-së, për emërimin e Rilind Gërvalla në pozitën e drejtorit të kanalit shqip të RTK-së (RTK1, 3, 4)”, thuhet në komunikatë.
Po ashtu sipas komunikatës bëhet e ditur se në mbledhjen e sotme u diskutua edhe për zhvillime të tjera në RTK.
Telegrafi po ashtu ka siguruar vendimin e emërimit të Rilind Gërvallës, drejtor në RTK. /Telegrafi/