Riker: Referendumi është mundësi e mirë që qytetarët të tregojnë se janë për të ardhmen pozitive të Maqedonisë
Ish-ambasadori amerikan në Maqedoni, Filip Riker tha se referendumi i vjeshtës për emrin është mundësi që të gjithë në Maqedoni të dalin dhe të tregojnë janë për të ardhmen pozitive të Maqedonisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Anëtarësimi në NATO, nëse i shikoni fqinjët tuaj si Bullgaria, Shqipëria, vendet tjera nga ish-Jugosllavia, kjo do të thoshte shumë për ta, por edhe Greqisë me anëtarësimin në NATO dhe BE donë të thoshte shumë për të në aspektin ekonomik, në lidhje me stabilitetin. Kjo tani është mundësi për Maqedoninë që të lëvizë përpara, të kyçet në NATO për një periudhë të shkurtër. Procesi i pranimit tani më është në rrjedhë”, tha Riker i cili është zv. komandant civil i forcave të SHBA-së në Evropë.
Në intervistë për televizionin “Sitel”, Riker kujtoi deklaratën e Skaparotit dhe shtoi se ai ka parë se Maqedonia është mirë e përgatitur për anëtarësim në Aleancë. Pritjet e përfaqësueseve të forcave amerikane janë se Maqedonia do të jetë anëtare e plotë e NATO-s dhe se do të ketë të njëjta të drejta dhe privilegje me vendet tjera të Aleancës.
“Kjo është një mundësi për të cilën duhet të dalin të gjithë në Maqedoni dhe të thonë “po” për të ardhme pozitive, jo për politikën dhe partitë politike. Kjo është për të ardhmen e vendit. Keni shumë kohë që të merreni me politikë më vonë”, thotë ish-ambasadori amerikan.
Riker vlerëson se me marrëveshjen për emrin është mundësi e vërtetë dhe për herë të parë që tu njihet identiteti dhe gjuha maqedonase.
Sipas Riker Maqedonia që kur mori ftesën për në NATO ka ngjallur interes të kompanive amerikane dhe vendeve tjera për investime në vend sepse NATO do të thotë stabilitet. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Abdixhiku dhe Haradinaj shprehin dhimbje pas tragjedisë në Jabllanicë, kërkojnë hetim të plotë
Bojkotimi i marketeve, Qeveria e RMV-së do të kërkojë zgjidhje përmes dialogut me tregtarët
Të martën përfundon afati për akreditimin e mediave për zgjedhjet e 9 shkurtit
Tre fëmijë humbën jetën – gjithçka që dihet nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës
"I dëgjuam telefonat duke ju dridh nën plloçë" - banori i fshatit Jabllanicë rrëfen momentin e kërkimit të fëmijëve nën rrënoja
Tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës, policia: Objekti u shemb në rrethana të panjohura
Osmani reagon pas shembjes së objektit në Jabllanicë që la të vdekur tre fëmijë
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime
Vdekja e tre fëmijëve në Gjakovë - autoritetet komunale dhe kryetarët e komunave shprehin ngushëllime
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos